Katër formacione politike sigurisht po hyjnë në parlamentin e ardhshëm dhe tre të tjerë kanë mundësi për pjesëmarrje në të. Të dhënat janë nga sondazhi i fundit i agjencisë “Afis”, i kryer me fonde të veta, në periudhën 12-17 Shkurt midis 1000 personave. Sipas sondazhit, koalicioni politik GERB-Bashkimi i Forcave Demokratike deri më tani ka mbajtur pozicionin e tij udhëheqës, me pak më shumë se 25 për qind besim, ndjekur nga koalicioni “Partia Socialiste Bullgare për Bullgarinë” – 22 për qind e gjysmë. Vendi i tretë është i diskutueshëm midis partisë së Sllavi Trifonov “Ka një popull të tillë” dhe Lëvizjes për të Drejta dhe Liri. Dy koalicione të tjerë kanë një shans – “Bullgaria Demokratike” dhe “Çohu! Mutri jashtë!”, si dhe partia - VMRO. Ekziston gjithashtu një pjesë jashtëzakonisht e lartë e të ashtuquajturave "Parti të tjera", të cilat do të tërheqin vota, por do të mbeten jashtë parlamentit.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..