Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prototip i shkrimit të lashtë dhe thesar antik monedhash janë ndër zbulimet e vitit 2020

Pavarësisht nga fillimi i vonuar i sezonit arkeologjik në vitin 2020 për shkak të pandemisë, më shumë se 100 projekte u financuan nga shteti. Përveç kësaj, gjatë gërmimeve shpëtuese arkeologjike në lidhje me ndërtimin e autostradave dhe rrugëve, si dhe me zgjerimin e strukturës së transportimit të gazit në vendin tonë, u bënë zbulime unike. Një pjesë prej këtyre objekteve studiohen prej dekadash shpjegon doktori Kamen Bojaxhiev nga Instituti Kombëtar Arkeologjik me Muze, i cili tregon më shumë për disa prej gjetjeve të rëndësishme gjatë sezonit të kaluar.

Thesari i monedhave në një banesë të lashtë romake në Filipopoll

Ai zbulon një histori interesante për fatin e Plovdivit të sotëm dhe për “një banor të banesës, i cili fshehu me ngut rreth 600 monedha argjendi në një qese gjatë sulmit dhe djegies së shtëpisë së tij në mes të shekullit të 3-të. Ky zbulim mund të lidhet me të dhënat historike për djegien e qytetit nga gotët gjatë kësaj periudhe”.

Shkëlqimi i qytetit romak Ulpia Escus


Qyteti shtrihet përgjatë brigjeve të Lumit Danub. Këtu arkeologë zbuluan dekorim të pasur të mureve prej guri në sallën përfaqësive të qytetit të dikurshëm. Ai mund të lidhet me vizitën e perandorit Konstantin të Madhi (306–337) në qytet në korrik të vitit 328 pas Krishtit në lidhje me hapjen e një ure mbi lumin Danub.

Zbulimet në nekropolin nga epoka e bronzit të vonë pranë fshatit Balej rajoni i qytetit Vidin

Ato datojnë nga gjysma e dytë e mijëvjeçarit të dytë para Krishtit. “Kjo është koha që ne mund të lidhemi me trakët, sepse nga kjo periudhë janë të dhënat e para që kemi për ta. U gjetën ena me zbukurime të pasura. Ato shfrytëzoheshin njëkohësisht si dhurata funerale ashtu edhe si urna në varret familjare. Eshtrat e individëve të moshuat dhe të fëmijëve janë të vendosur pranë njeri tjetrit”, tregon doktori Bojaxhiev.

Ushtarë nga kolonia e lashtë greke Apolonija

Bëhet fjalë për qytetin e sotëm Sozopoll. Gjatë hulumtimeve të tempullit ndërtuar nga kolonët e lashtë për nderë të perëndisë Apolon, u gjetën pllaka unike qeramike me zbukurime reliefi që rikrijojnë ushtarë marshues. Gjetjet pasqyrojnë një tendencë klasike greke nga kjo epokë.

Dëshmi të reja për jetën në qytetin mesjetar Veliko Tërnovo

Gjatë gërmimeve në vitin 2020 arkeologët zbuluan stoli interesante me zbukurime të bollshme nga fundi i shekullit të XIV. Është kureshtare se “për herë të parë zbuluam të dhëna arkeologjike, se kodrina Trapezica dhe pjesa tjetër e qytetit ishin të populluar edhe pas pushtimit osman, përfshirë deri në fillim të shekullit të XV, gjë që është një informacion krejtësisht i ri”, shpjegon doktori Kamen Bojaxhiev.

Misteri i vendbanimit të neolitit të vonë pranë fshatit Bëta

Në rajonin e qytetit Panagjurishte u zbulua një objekt jashtëzakonisht i rrallë që daton nga mijëvjeçari i 6-5 para Krishtit. Ky është një objekt prej qeramike me shenje të gdhendura i cili mund të lidhet me një formë shumë të hershme të transmetimit të informacionit të koduar me simbole të veçanta ose thënë me fjalë të përafërta – supozohet se ky është një lloji shkrim primar.

Më shumë për gjetjet e rëndësishme të shkencëtarëve tregon ekspozita e 14 arkeologjike kombëtare “Arkeologjia Bullgare 2020” që është në dispozicion të adhuruesve të historisë deri më 2 maj 2021.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Instituti Kombëtar Arkeologjik me muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Arkeologët zbulojnë sekretet e Gjirit Taukliman

Përfunduan kërkimet arkeologjike nënujore në Gjirin Taukliman (i njohur edhe si Gjiri i Shpendëve), i cili ndodhet rreth 6 km në verilindje të Kepit Kaliakra. Në rrethinat e tij u lokalizuan dhjetëra objekte arkeologjike me vlerë të madhe historike:..

botuar më 25-07-14 11.18.PD

Mister i lashtë: arkeologët zbulojnë një fytyrë të gdhendur në Heraclea Sintica

Gjatë gërmimeve të shpëtimit në nekropolin perëndimor të qytetit të lashtë të Heraclea Sintica pranë fshatit Rupite, arkeologët hasën në një zbulim unik: një fytyrë të gdhendur në mermer me mjeshtëri të jashtëzakonshme mbi një gur varri. Zbulimi ndodhi..

botuar më 25-07-13 7.30.PD

Arkeologët zbuluan afër Slivenit një monedhë ari të vlershme nga koha e Justinianit I

Gjatë gërmimeve në fortesën "Tuida" pranë Slivenit (Bullgaria Juglindoe), u zbulua një monedhë ari e prerë gjatë kohës së Perandorit Justiniani I, sundimtar i Perandorisë Romake Lindore. Sipas drejtorit të Muzeut Rajonal të Historisë, Prof. Asoc...

botuar më 25-06-25 10.06.PD