Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shumë gra mund të mbeten përgjithmonë pa punë pas pandemisë

Një nga pasojat më serioze ekonomike të pandemisë botërore është papunësia në rritje. Para pak kohe Agjencia e Punësimit  shpalli 7% papunësi për muajin janar në Bullgari. A mund të flasim për shpërndarjen gjinore të papunësisë si pasojë e pandemisë, dhe kjo jo vetëm në mënyrë lokale por dhe globale?

“70% e të papunëve në Izrael gjatë vitit të fundit janë gra”, tha për Radion Kombëtare Bullgare Livnat Poran, specialiste në legjislacionin e punës. Shpesh herë gruaja vullnetarisht ikën nga puna, sepse shkollat dhe kopshtet gjatë vitit të fundit u mbyllën disa herë dhe nuk ka se kush të kujdeset për fëmijët në familje.”

Sipas Livnat Poran 42% nga gratë e mbetura pa punë, mund të bëhen  kronikisht të papunë. Ato të cilat kanë mbetur në shtëpi një vit e më shumë kthehen në “brez të humbur”, thotë ajo.  

“Gjatë viteve të fundit u arrit shumë për ngritjet e pozitës së grave në shoqëri. Por, vetëm për 1 vit ne u kthyem mbrapa, sikurse jemi në fillim të viteve 80 të shekullit të kaluar, kur akoma ekzistonte profesioni “zonja e shtëpisë”, thotë Poran. Dhe këtu del edhe një problem tjetër i pandemisë: forcimi i dhunës familjare dhe ekonomike nga ana e burrit, i cili fillon krejtësisht të kujdeset për ushqimin në shtëpi.

E gjithë kjo do të thotë fuqi blerëse më të ulët dhe ngushtim të tregut dhe përkatësisht të ekonomisë, që po kështu do të çojë deri në një papunësi dytësore. Goditja do të jetë më tepër mbi klasën mesatare,” prognozon specialistja në legjislacionin e punës. Ajo këshillon që të ofrohet mundësi  që njerëzit të rikualifikohen  dhe më e rëndësishmja - të mësohen të punojnë edhe nga shtëpia, sepse disa nga profesionet fare nuk do të mund të kthehen në zyra.”

Redaktore: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare

Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

Ditën e djeshme filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare e cila do të zhvillohet në auditoret e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës në periudhën 1-25 korrik 2024 . Kjo shkollë verore, e para dhe e vetmja e këtij lloji,..

botuar më 24-07-02 11.35.PD

Specialistët e filologjisë franceze në vendin tonë kanë mundësi të mira për realizim profesional

Traditat frankofone në Bullgari kanë një histori të pasur që daton që nga epoka e Rilindjes Kombëtare Bullgare. Edhe atëherë, kultura dhe gjuha franceze respektoheshin tek pjesa më e arsimuar e shoqërisë sonë si bartëse e vlerave evropiane. Dhe në..

botuar më 24-07-02 7.10.PD

Ka pasur shumë interes për kontrollet mjekësore të organizuara nga Bullgaria në Kukës të Shqipërisë

Ekzaminimet multidisiplinare falas të kryera nga ekipet mjekësore bullgare dhe shqiptare në Kukës tërhoqën mbi 300 persona në dy ditët e fundit të qershorit. Ekzaminimet u transmetuan nga mediat kryesore shqiptare, duke përfshirë Radio Televizionin..

botuar më 24-07-01 10.48.PD