Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Evitimi i ngacmimit shkollor - një çështje e praktikës së përditshme

Foto: BGNES

E mërkura e fundit e muajit shkurt njihet si Dita e Bluzave Bojë Rozë dhe e drejton vëmendjen shoqërore drejt problemit me torturimin dhe ngacmimin në shkollë. “Ngacmimi është një nga shfaqjet emocionale në marrëdhëniet midis nxënësve, kurse në shkollë ka akoma shumë qëndrime të tjera të shumta, të cilat periodikisht dallohen - ato janë midis mësuesve dhe fëmijëve, midis prindërve dhe mësuesve e kështu me radhë...” sqaron Anet Marinova, psikologe shkollore me një praktikë shumëvjeçare. Në klasat e gjimnazit 23 të kryeqytetit, me të cilat ajo punon, sot përsëri komentohen marrëdhëniet midis nxënësve dhe mënyrat, në bazë të të cilave mund të shmanget agresioni në zgjidhjen e konflikteve ndërpersonale.

“Tema është e rëndësishme kudo ku ka të rinj dhe një mjedis të gjallë të fëmijëve - thotë Anet Marinova. Në marrëdhëniet midis fëmijëve ka ndjenja të shumta dhe mund të rastisin situata nga më të ndryshmet, nganjëherë të cilat çojnë deri në plagosje të ndonjërit ose dhe të vetes. Ngacmimi shkollor është një nga temat kyçe, kur flasim për mjedisin dhe për klimën psikologjike në shkollë. Duhet t’u jepet shans të gjithëve për zhvillimin e mirë dhe për sukses në shkollë, por dhe jashtë saj. Në shkollën time, akoma gjatë vitit 2006 kishte një projekt të posaçëm në bazë të iniciativës së UNICEFIT dhe Ministrisë së Arsimit, të quajtur “Shkolla - një mjedis i sigurt”. Punuam dy vjet në mënyrë shumë të strukturuar dhe qëllimore, dhe jo si një fushatë. Sepse tema është shumë e rëndësishme dhe nuk i përket vetëm psikologut shkollor”.

Анет Маринова

Në këtë lidhje mund të ndihmojnë programet, të cilat të angazhojnë institucionin shkollor sa i përket shëndetit psikik të të rinjve. “Ato do të bashkojnë të gjitha veprimtaritë, praktikat dhe iniciativat, kështu që psikologët shkollor ëtë mos të ndihen si luftëtarë të vetmuar në këtë arenë” - thotë Anet Marinova.

“Sa u përket politikave arsimore ka nevojë të bëhet hapi tjetër, i cili të mos të jetë i fokusuar ngushtë vetëm mbi ngacmimin dhe torturën në shkollë, por të jetë lidhur dhe me programet kombëtare mësimore, të drejtuara ndaj shëndetit psikik të fëmijëve. Qëllimi i programit arsimor është që të vendosë një fushë më të gjerë për zhvillimin e aftësive sociale të fëmijëve, njohjen e emocioneve, bashkëpunimin me mësuesit dhe prindërit, ndërtimin e lidhjeve të mira midis tyre, po kështu dhe për arritjen e një koordinimi më të mirë midis shkollës dhe familjes. Me rëndësi është përfshirja brenda në shkollë të politikave mbi përkrahjen. Jetojmë në një kohë të re dhe shumë dinamike. Shqetësimet tona dhe ndjenja e pasigurisë janë më shumë, pyetjet e fëmijëve janë më shumë prandaj duhet të mund të punojmë në mënyrë më të integruar me të gjithë dhe të komentojmë çdo gjë e cila i emocionon.”  

Situatat e vështira nga e përditshmja jonë ndikojnë në mënyrë të ndryshme mbi fëmijët dhe të rinjtë. Psikologët e përcaktojnë agresionin si një “mospërballim me situatën, një vetëvlerësim më të ulët të fëmijës”.  Ai mund të pakësohet përmes paraqitjes së anëve të forta të fëmijës, thotë Georgi Ivanov, ekspert kryesor në Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e Fëmijës. Kur një fëmijë ndihet si një viktimë e një ngacmimi, ai mund të kthehet për ndihmë drejt ekspertëve të Agjencisë përmes linjës telefonike kombëtare njëzetekatërorëshe - 116111.

Është e rëndësishme që të rriturit të kenë një qëndrim dashamirës ndaj fëmijëve,” thotë Georgi Ivanov përpara Radios Kombëtare Bullgare-Radio Sofja. Dhe këshillon që në vend që të pyesim “përse” të drejtojmë pyetjen  “cila është pjesëmarrja jote”, “a ndodh kjo në shtëpi”. Dhe sa më e mirë është lidhja midis shkollës, prindërve dhe fëmijëve, kaq fëmija më me ngadalë kalon drejt formimit të një personaliteti të pjekur me reagime adekuate ndaj situatës”, është kategorik eksperti në Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e Fëmijës.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES, Facebook /Anet Marinova, nmd.bg




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 20 000 bullgarë dhe kompani nga jashtë - përdorues të faqes për punë në atdheun e tyre

Raportohet një interes në rritje për faqen e re të “Bulgaria Wants You” vetëm një muaj pas lançimit të saj, njoftoi organizata. Mbi 10 000 përdorues të rinj janë regjistruar. Për krahasim, ky është numri i të gjitha regjistrimeve në faqe që nga..

botuar më 25-10-14 11.58.PD

Pse drejtuesit e huaj të kamionëve bëhen objekt i korrupsionit në rrugët e Bullgarisë

Inspektorati Shtetëror i Transportit është, organi që merret me kontrollin e trafikut të mjeteve të rënda në territorin e vendit dhe që është pjesë e Agjencisë Ekzekutive të Administratës së Transportit (IAAA), pas rastit të fundit, ndoshta më të..

botuar më 25-10-13 7.10.PD

Popullsia e lejlekëve të bardhë është rritur me një të tretën

Popullsia e riprodhimit të lejlekëve të bardhë - një nga zogjtë më të dashur në vendin tonë - është rritur me 33 për qind në vitet e fundit, sipas të dhënave nga një regjistrim ndërkombëtar i cituar nga BGNES. Sipas rezultateve, në Bullgari janë..

botuar më 25-10-12 6.20.PD