Një qytet i vogël i bukur, i qetë në malin Sredna Gora, Koprivshtica mirëpret turistët me rrugicat e saj prej kalldrëmi dhe shtëpitë e Rilindjes, “të pikturuara” me ngjyra të ndezura, që “vështrojnë” pas mureve të larta prej guri dhe “pëshpëritin” historitë e ish-pronarëve të tyre. Ky është një nga të paktat qytete bullgare të ruajtura në pamjen e tyre autentike para Çlirimit /1878/. Arsyeja është se, ndryshe nga shumica e vendbanimeve në vendin tonë, Koprivshtica, qyteti i rebelëve bullgarë, nuk u dogj gjatë Kryengritjes së Prillit /1876/. Kur turqit sulmuan qytetin dhe kërcënuan se do ta djegin fisnikët e Koprivshticës mblodhën para dhe blenë jetën e banorëve.
Sot ne jemi krenarë për këtë xhevahir arkitekturor bullgar, të mbarsur me histori dhe legjenda. Koprivshtica i kthen bashkëkohësit tanë në epokën e lavdishme të luftërave nacional-revolucionare për Çlirimin nga zgjedha osmane. Qyteti është vendlindja e një galaktike të tërë prej revolucionarësh, figurash publike dhe intelektualësh bullgarë, ndërsa shtëpitë e tyre janë restauruar dhe kthyer në muze, të cilët çdo vit mirëpresin dhjetëra mijëra bullgarë që vijnë për të nderuar veprën e tyre.
Ndalesa e parë e çdo turisti kureshtar është tek Qendra e Informacionit Turistik dhe e ashtuquajtura “Kupçijnica”, që ndodhet afër saj. Këtu mund të blini një biletë për muzetë kryesorë në qytet dhe të zhyteni në të kaluarën.
Më shumë hollësi për historinë e Koprivshticës mund të lexoni në artikullin tonë “Koprivshtica – qyteti-muze, në të cilin historia dhe heronjtë e saj ende janë të gjallë” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Një ceremoni solemne do të mbahet në Silistra më 1 tetor për të shënuar 85-vjetorin e kthimit të Dobruxhës Jugore në Bullgari, raportoi BTA. Përfaqësues të autoriteteve lokale dhe qendrore dhe qytetarë do të vendosin lule para monumentit të..
Që prej vitit 1980, bota e feston 27 shtatorin si Ditën Botërore të Turizmit.Ajo shoqërohet me përvjetorin e miratimit të statutit të Organizatës Botërore të Turizmit në vitin 1970. Një numër vendbanimesh bullgare organizojnë ngjarje të veçanta,..
Falë kristianizimit, shkrimit dhe gjuhës, populli bullgar dhe Bullgaria mbetën në kujtesën e Evropës edhe atëherë kur shteti bullgar zhdukej për shekuj të tërë nga harta politike e Kontinentit të Vjetër. Pagëzimi dhe krijimi i shkrimit bullgar kanë..
Bullgarët jemi ndër pak kombet që kanë një festë të vetën të spiritualitetit — Dita e Iluministëve të Popullit . E shënojmë çdo vit më 1 nëntor, për të..
Në botën bashkëkohore, kur vlerat materiale zëvendësojnë ato shpirtërore, mendimet për shpëtimin e shpirtit mbeten disi në plan të dytë. Gara e..