Një qytet i vogël i bukur, i qetë në malin Sredna Gora, Koprivshtica mirëpret turistët me rrugicat e saj prej kalldrëmi dhe shtëpitë e Rilindjes, “të pikturuara” me ngjyra të ndezura, që “vështrojnë” pas mureve të larta prej guri dhe “pëshpëritin” historitë e ish-pronarëve të tyre. Ky është një nga të paktat qytete bullgare të ruajtura në pamjen e tyre autentike para Çlirimit /1878/. Arsyeja është se, ndryshe nga shumica e vendbanimeve në vendin tonë, Koprivshtica, qyteti i rebelëve bullgarë, nuk u dogj gjatë Kryengritjes së Prillit /1876/. Kur turqit sulmuan qytetin dhe kërcënuan se do ta djegin fisnikët e Koprivshticës mblodhën para dhe blenë jetën e banorëve.
Sot ne jemi krenarë për këtë xhevahir arkitekturor bullgar, të mbarsur me histori dhe legjenda. Koprivshtica i kthen bashkëkohësit tanë në epokën e lavdishme të luftërave nacional-revolucionare për Çlirimin nga zgjedha osmane. Qyteti është vendlindja e një galaktike të tërë prej revolucionarësh, figurash publike dhe intelektualësh bullgarë, ndërsa shtëpitë e tyre janë restauruar dhe kthyer në muze, të cilët çdo vit mirëpresin dhjetëra mijëra bullgarë që vijnë për të nderuar veprën e tyre.
Ndalesa e parë e çdo turisti kureshtar është tek Qendra e Informacionit Turistik dhe e ashtuquajtura “Kupçijnica”, që ndodhet afër saj. Këtu mund të blini një biletë për muzetë kryesorë në qytet dhe të zhyteni në të kaluarën.
Më shumë hollësi për historinë e Koprivshticës mund të lexoni në artikullin tonë “Koprivshtica – qyteti-muze, në të cilin historia dhe heronjtë e saj ende janë të gjallë” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Lojërat ku personazhi kryesor është veza, ndoshta nuk janë shumë. Në Gjermani, për shembull, për Pashkë, familjet vizitojnë tempullin, dhe më pas fëmijët kërkojnë vezë në kopsht, të fshehura nga lepurushi i Pashkëve - një simbol i pjellorisë. Megjithatë,..
Kur kemi një rast të veçantë dhe takohemi me të afërm ose miq, në shenjë respekti dhe si kujtim, zakonisht u dhurojmë atyre një dhuratë së bashku me një kartolinë të bukur. Në të kaluarën, kartolina e marrë ruhej si një kujtim i dashur dhe madje..
E Enjtja e Madhe është një nga dy ditët e Javës së Madhe që lyejmë vezët për Pashkët. Tradita dikton që këtë detyrë të rëndësishme ta marrë përsipër gruaja më e moshuar në familje dhe veza e parë të lyhet gjithmonë me ngjyrë të kuqe. Sipas..