Dy tendenca dalloi ministri i shëndetësisë profesori Kostadin Angjellov në brifingun e rregullt të autoriteteve shëndetësore - rritja e numrit të rasteve të reja me koronavirus dhe rritja e numrit të të vaksinuarve. Në këtë sfond “korridoret e gjelbra” për ata të cilët kanë dëshirë të imunizohen, mbyllen përkohësisht për shkak të mungesës së vaksinave, kurse lokalet dhe klubet e natës po përgatiten që të hapin dyer.
“Jemi të befasuar në mënyrë jo të këndshme nga marrëveshja e radhës e mosrespektuar nga firma, e cila duhej të jepte vaksinën e Oksfordit”, deklaroi profesori Kostadin Angjellov. Ai shtoi se më 22 shkurt kanë mbërritur 117 mijë doza - me 33 mijë më pak nga angazhimi i marrë përsipër, si dhe se “AstraZeneka” nuk do të furnizojë 142 mijë dozat e premtuara deri në fund të muajit. Më 1 mars eventualisht do të marrim 52 800 doza vaksinash në vend të 142 mijë dozave rë premtuara. “Po zhvillojmë bisedime jashtëzakonisht serioze në nivele të ndryshme me firmën furnizuese në fjalë”, deklaroi ministri dhe shtoi se gjendemi në një krizë botërore, në të cilën duhet të merren vendime operative. “Të nderuar përfaqësues të “Astra Zenekës”, as që kemi nevojë për mirësjelljet tuaj, as nga respektimi, ne kemi nevojë për vaksina”, iu drejtua firmës zoti Angellov.
“Korridoret e gjelbra” për pacientët, të cilët kanë dëshirë të imunizohen kundra Covid-19, përkohësisht pezullohen - u bë e qartë në brifing. Kur të vijnë dozat e reja të vaksinave, gjysma do t’u jepet mjekëve personalë. Në momentin tanishëm vendi ynë disponon rreth 80 mijë doza vaksinash të të tria kompanive të afirmuara.
Me 156 të sëmurë në 100 mijë veta, Bullgaria renditet në vendin e 22 në bazë të këtij treguesi në Bashkimin Evropian dhe në vendin e 14 për nga vdekshmëria me 8,27 në 100 mijë veta, njoftoi inspektori shëndetësor shtetëror docenti Angell Kunçev. Në këtë moment 19 rrethe nga gjithsej 28 janë të vendosura në zonën e kuqe. Qyteti Kjustendill përsëri është i pari për nga numri i të infektuarve me 446 në 100 mijë veta. Sipas inspektorit shëndetësor numri i të sapoinfektuarve rritet me një “ritëm të ulët”, ndërsa në lidhje me të vdekurit gjendemi në një “pllajë”.
Me 26% janë shtuar rastet e koronavirusit gjatë javës së kaluar, kurse vdekshmëria po shënon një ulje me 7%, informoi në radhë të vet kryetari i Shtabit Operativ Kombëtar gjenerali Vencisllav Mutafçijski. Ai tha akoma se po vihet re një pabarazi e shtretërve të zënë spitalor në vend dhe tregoi si një nga shkaqet vullnetin personal të disa pacientëve për shërimin spitalor. 47% nga vendet në Covid repartet për të ashtuquajturit pacientë pa ndërlikime janë të zëna, si dhe 51% në strukturat intensive. Shtretër të lirë ka në Akademinë Ushtarako-Mjekësore, në spitalin “Pirogov” dhe në Spitalin e Qarkut në Sofje.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..