Greqia kërkoi në OKB që Turqia të kthejë statutin e muzeut të “Shën Sofjes”
Greqia bashkë me një sërë organizatash ndërkombëtare, kërkon nga Turqia për të kthyer statusin e mëparshëm të muzeut të “Shën Sofjes” në Stamboll. Monumenti antik arkitekturor u kthye gjatë vitit 2020 nga Ankaraja në xhami. Këtë e deklaroi ministri i jashtëm grek Nikos Dendias përpara sesionit të 46 të Këshillit të OKB-së mbi të drejtat e njeriut, transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare. Diplomati nënvizoi se çështja për ushtrimin e plotë të të drejtave kulturore dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore është mjaft e rëndësishme për Greqinë. “Transformimi i monumentit “Shën Sofja” në xhami është në kundërshtim të çdo lloj koncepti për respektimin e trashëgimisë kulturore”, deklaroi ministri i jashtëm grek.
Parlamenti Evropian kritikon Serbinë
Deputetët nga Komisioni mbi Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian janë të shqetësuar nga mbështetja e vazhdueshme e Serbisë për aneksimin e Krimesë nga Rusia në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Kjo thuhet në raportin e pranuar për përparimin e vendit në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Deputetët evropian janë të shqetësuar dhe nga ndikimi në rritje i Kinës në regjionin e Ballkanit Perëndimor si tërësi dhe më në veçanti nga mungesa e një transparence gjatë vlerësimit të ndikimit të investimeve dhe huave kineze mbi mjedisin rrethues dhe social, thuhet në dokument. Beogradi thirret të tregojë rezultate bindëse në reformimin e sistemit gjyqësor, të lirisë së fjalës dhe të luftës me korrupsionin dhe krimin e organizuar. “Normalizimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës është prioritet dhe një kusht paraprak për të dyja vendet për aderimin e tyre ndaj Bashkësisë” është konkluzioni i deputetëve evropianë, njoftoi agjencia BGNES.
Kroacia kërkoi të blejë F-35, por Shtetet e Bashkuara i propozojnë F-16
Kroacia tregonte interes të blinte avionët gjuajtës F-35, por në këtë moment “Lockheed Martin” ia propozon vendit avionin gjuajtës F-16, tha John Nilson, drejtor i korporatës “ Komunikime” për Evropën. Një përfaqësues i Ambasadës Kroate në Shtetet e Bashkuara deklaroi se Zagrebi, i cili në këtë moment disponon vetëm avionët e vjetër MiG-21, “i bën një vlerësim ofertës për avionët e rinj amerikan F-16 Block 70/72. Oferta amerikane do të konkurrojë bashkë me disa përgjigje të tjera në tenderin tonë për avion gjuajtës me funksione të shumta, të rinj ose të përdorur”, thotë burimi, cituar nga Agjencia Telegrafike Bullgare.
Malazezët gjithashtu do të jenë në gjendje të kenë shtetësi serbe
Pas 12 vjetëve Mali i Zi më në fund mund t’u lejojë qytetarëve të vet shtetësi të dyfishtë - malazeze dhe serbe, shpalli kryeministri Zdravko Krivokapiç në rrjetin social Twitter. “Shumë qytetarë, të cilët prej viteve jetojnë në Malin e Zi, por nuk kanë marrë shtetësinë e vendit tonë, meritojnë që kjo çështje të zgjidhet përfundimisht”, nënvizoi Krivokapiç, duke shtuar se qeveria do të fillojë ta zgjidhë këtë problem gjatë periudhës së ardhshme. Sipas Ligjit për shtetësinë malazeze nuk lejohet një shtetësi e dyfishtë - malazeze dhe serbe - që nga viti 2008 e këtej, transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare.
Në nëntor Rumania fillon nxjerrjen e gazit nga Deti i Zi
Molekula e parë e gazit natyror rumun do të nxirret nga Deti i Zi sivjet gjatë muajit nëntor, shpalli ministri i energjetikës Virgil Popescu. Kjo do të bëhet nga perimetri Aurora dhe do të nxirret nga kompania Black Sea Oil & Gas. Sa i përket perimetrit Neptun Deep, ku janë rezervat më të pasura të gazit, ministri shpalli hyrje në projektin e kompanisë Romgaz. Ajo do ta zëvendësojë investuesin amerikan, i cili do që të heqë dorë nga eksploatimi i gazit në Detin e Zi, sqaroi ministri. Shpresa është që deri në vitin 2025 që aty të merret më shumë gaz, saç konsumon Rumania, tha ministri i cituar nga AGERPRESS.
Turqia do të vazhdojë të mbështesë gagauzët në Moldavi
Ministri i punëve të jashtme i Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu priti në Ankara guvernatoren e rajonit autonom Gagauzia në Moldavi Irina Vlah, njoftoi Anadolu agency. Në postimin e tij në Twitter ministri i jashtëm turk shpalli se takimi ka qenë i dobishëm dhe me Vlah kanë shqyrtuar mundësitë për bashkëpunim. Çavuşoğlu shpalli se gagauzët janë urë e miqësisë midis Turqisë dhe Moldavisë, kurse Ankaraja do të vazhdojë përkrahjen për ta në çdo fushë. Gagauzët janë një pakicë turqisht folëse në Moldavi me besim ortodoks.
Përpiloi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: EPA/BGNES, lockheedmartin.com, blackseaog.com, mfa.gov.trSipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...
Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra..
Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në..
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen..