1458 njerëz kanë fituar nënshtetësi bullgare që nga fillimi i vitit, tha para BNR-së Dimitër Zdravkov, anëtar i Komisionit për Shtetësinë Bullgare pranë Nënpresidentit. Shumica e pasaportave bullgare u janë dhënë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.
Vitin e kaluar 16 000 njerëz janë bërë shtetas bullgarë – 10 000 prej tyre janë maqedonas, të ndjekur nga ukrainasit, serbët, moldavianët, shqiptarët dhe turqit.
Sipas Dimitër Zdravkovit, nuk është e vërtetë që procedura për marrjen e shtetësisë është e rëndë dhe e ngadaltë. "Ligjvënësi ka vendosur një kornizë kohore të arsyeshme, sipas rëndësisë së procedurës," tha ai. Kur dikush paraqet dokumente në Ministrinë e Drejtësisë, duhen midis 6 dhe 18 muajsh para se ministri t'ia bëjë propozimin e tij Presidentit.Të huajt përbëjnë 8,6% (15 737) prej të gjithë studentëve në Bullgari. Numri i tyre për dekadën e fundit është dyfishuar. Këtë e tregojnë të dhënat e Qendrës Kombëtare të Informacionit dhe Dokumentacionit (NACID) për vitin 2024, të publikuara në..
Në vitin 2025, një numër rekord prej 4000 studentësh nga universitete elitare anembanë botës aplikuan për programin veror të kërkimit të Institutit për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji – INSAIT pranë Universitetit të..
Pas 55 vitesh, Bullgaria u rikthye triumfalisht në EXPO 2025 në Osaka të Japonisë, dhe pavijoni i saj në ekspozitën botërore gëzon interes të madh. "Interesi i sipërmarrësve japonezë në lidhje me investimet tregon se jemi në rrugën e duhur", tha..
Pas 55 vitesh, Bullgaria u rikthye triumfalisht në EXPO 2025 në Osaka të Japonisë, dhe pavijoni i saj në ekspozitën botërore gëzon interes të madh...
Banica tradicionale bullgare renditet e treta në renditjen prestigjioze të faqes "Taste Atlas" për gatimet më të mira të djathit në botë. Banica..
A është e mundur nga viti 2026, lënda "Virtytet dhe fetë" të futet në programet mësimore dhe të bëhet e detyrueshme – ky është një debat, rreth të cilit..