1458 njerëz kanë fituar nënshtetësi bullgare që nga fillimi i vitit, tha para BNR-së Dimitër Zdravkov, anëtar i Komisionit për Shtetësinë Bullgare pranë Nënpresidentit. Shumica e pasaportave bullgare u janë dhënë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.
Vitin e kaluar 16 000 njerëz janë bërë shtetas bullgarë – 10 000 prej tyre janë maqedonas, të ndjekur nga ukrainasit, serbët, moldavianët, shqiptarët dhe turqit.
Sipas Dimitër Zdravkovit, nuk është e vërtetë që procedura për marrjen e shtetësisë është e rëndë dhe e ngadaltë. "Ligjvënësi ka vendosur një kornizë kohore të arsyeshme, sipas rëndësisë së procedurës," tha ai. Kur dikush paraqet dokumente në Ministrinë e Drejtësisë, duhen midis 6 dhe 18 muajsh para se ministri t'ia bëjë propozimin e tij Presidentit.Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..