Muzeu Regjional Historik në Sliven do të organizojë një sërë mësimesh virtuale për fëmijët në shkollat bullgare jashtë. Do të paraqiten tema për trakët, rilindësit bullgarë, lëvizjen nacional-çlirimtare, si dhe për personalitete si Haxhi Dimitër dhe Panajot Vollov.
“Qëllimi është që të tërhiqet interesi i më shumë fëmijëve ndaj historisë bullgare”, shpjegoi drejtori i Muzeut Nikollaj Sirakov.
Vitin e kaluar institucioni zhvilloi një mësim virtual me fëmijë nga Çikagoja dhe Atlanta, kushtuar Ditës së Iluministëve Bullgarë, nga shtëpia muze e rilindësit nga Sliveni Dobri Çintullov.
"Një moment historik për Bullgaristikën në SHBA!" – me një postim me këtë titull, konsulli i përgjithshëm i Bullgarisë në Çikago, Svetosllav Stankov, njoftoi lajmin se më 20 tetor 2025, në Universitetin e Illinois-it në Urbana-Champaign, nis..
Filmi “Made in EU” me regji të Stefan Komandarev mori Çmimin e Madh për film artistik në edicionin e 43-të të Festivalit Bullgar të Filmit “Trëndafili i Artë” . Sipas jurisë, kjo është një vepër pa kompromis që, përveçse pasqyron frymën e..
Në pranverën e vitit 2025, Pallati Kombëtar i Kulturës (NDK) rifilloi festivalin e tij më të pasur me zhanre pas një ndërprerjeje 10-vjeçare. Për herë të parë në historinë e "Sallonit të Arteve", një edicion i dytë do të mbahet brenda të..