Ivajllo Kallfin u zgjodh Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Evropian për Përmirësimin e Kushteve të Jetesës dhe të Punës me seli në Dublin të Irlandës. Procedura e zgjedhjes vazhdoi më se një vit e gjysmë në konkurrim të 100 kandidatëve.
“Fondacioni Evropian për Përmirësimin e Kushteve të Jetesës dhe të Punës është një nga ato organizata të cilat drejtohen nga qeveritë dhe partnerët social. Secili vend ka tre përfaqësues – të qeverisë, të sindikatave dhe të punëdhënësve. Bullgaria prezantohet nga përfaqësues të Dhomës Ekonomike Bullgare dhe të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura. Kjo zgjedhje nuk ka asnjë lidhje me marrëdhëniet politike në vend. Mbështetja ime ishte tërësisht personale” saktësoi Ivajllo Kallfin në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare.
Fondacionit Evropian për Përmirësimin e Kushteve të Jetesës dhe të Punës u krijua në vitin 1975. Në të punojnë afro 100 studiues. Aktualisht ai analizon efektet e pandemisë, digjitalizimit, ndryshimeve klimatike dhe ndikimin e tyre mbi vendet e punës, kualifikimin dhe bilancin midis jetës personale dhe punës, shpjegoi Kallfin. “Mblidhet përvojë shumë të mirë nga vende të ndryshme, e cila është në dispozicion dhe mund të përdoret. Kështu që njohuritë që grumbullohen atje janë jashtëzakonisht të dobishme”, shtoi ai.
Ivajllo Kallfin është ish Ministër i Punës dhe i Politikës Sociale të Bullgarisë. Në periudhën 2009 - 2014 ai ishte eurodeputet dhe para kësaj Ministër i Punëve të Jashtme të Bullgarisë.
Qyteti shqiptar i Pogradecit, i vendosur në bregun jugperëndimor të liqenit të Ohrit, është një vend ku jetojnë dhe punojnë shumë qytetarë shqiptarë me origjinë bullgare. Qyteti është qendra e bashkisë me të njëjtin emër në qarkun e Korçës, në..
Bullgarët në Shqipëri janë njohur si pakicë kombëtare në vitin 2017, por nuk kemi të dhëna zyrtare për numrin e tyre, pasi ende nuk janë publikuar të dhënat përfundimtare nga regjistrimi i popullsisë së vitit të kaluar. Jo pak shqiptarë me vetëdije..
Vështirë se ekziston një djalë që nuk ka dashur të bëhet astronaut. Edhe pse më rrallë, të tilla aspirata kanë edhe vajzat. Mes tyre është udhëtarja Izabella Shopova, heroi më i madh i së cilës në fëmijëri ishte Yuri Gagarin. Ajo i përshkruan udhëtimet e..