Në vitin 2020, eksportet e mallrave nga Bullgaria në BE u ulën me 4.1 për qind krahasuar me vitin 2019 dhe janë mbi 18.3 miliardë euro, njoftoi BTA. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave, partnerët tanë kryesorë tregtarë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia, Franca dhe Belgjika, të cilat formojnë 70.2 për qind nga eksporti në vendet e BE-së. Në dhjetor 2020, eksportet e mallrave nga Bullgaria në BE u rritën me 10.3 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2019 dhe tejkaloi 13 000 milion euro.
Importet e mallrave në Bullgari nga BE në vitin 2020 ranë me 9.2 për qind dhe tejkaluan 18 miliardë euro. Importet më të mëdha janë nga Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Holanda.
Në dhjetor 2020, importi i mallrave në Bullgari nga vendet anëtare të BE u rrit me 1.3 për qind, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar dhe tejkaloi 1500 milion euro.
Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..