Pas fushatës së suksesshme të dikasterit turistik bashkë me Shoqatën e Ciceronëve për popullarizimin e skajeve shumë pak të njohura në Bullgari, tani po i vjen radha trashëgimisë kulturore-historike. Dikasteri po fillon një iniciativë të re. Ajo ka për qëllim të tërheqë vëmendjen drejt disa prej objekteve tona më emblematike arkeologjike.
Fushata parashikon përgatitjen e gjashtë videove të shkurtra në gjuhën bullgare dhe angleze me një informacion kureshtar për fenomenet në fjalë nga epokat e ndryshme. Videot do të shpërndahen nëpër mediat sociale dhe kanalet e internetit me idenë të mund të ndahen nga miliona përdorues brenda dhe jashtë vendit. Nga Ministria e Turizmit shpresojnë se, online iniciativa do të inkurajojë udhëtimet dhe jashtë stinës aktive të verës.
Fytyra e fushatës është profesori Nikollaj Ovçarov, i cili është një nga arkeologët tanë më të dalluar, i njohur tek ne si “Indiana Xhounsi Bullgar”. Ai do të prezantojë kureshtjet arkeologjike emblematike dhe sipas fjalëve të zëvendës kryeministres Mariana Nikollova, “me ndihmën e tij do të krijohet një produkt të një cilësie më të lartë, i cili do të popullarizojë pasuritë e Bullgarisë dhe do të tërheqë më shumë vizitues në rajonet e vendit”. Tre nga videot tani janë gati dhe janë të shpërndara në internet. Ju propozojmë që t’i shikoni:
Perperikon
Një qytet i lasht shkëmbor, i cili ka funksionuar pothuajse pa ndërprerje deri në Mesjetë dhe është i mbështjellë në mistere dhe mite. Gjendet në Rodopet Lindore dhe është i përbërë prej një vendi të shenjtë megalitik, monumente nga antikiteti dhe një kala mesjetare. Gjatë shekujve Perperikon ka qenë i populluar prej trakëve, romakëve, gotëve kurse më vonë dhe nga bullgarët.
Akoma për Perperikonin shikoni në publikimin e Radio Bullgarisë.
Shikoni videon:
Misionis
Një qytet i lashtë, i zbuluar shumë afër qytetit të sotëm Tërgovishte. Mbase emri i qytetit Misionis do të thotë Mizia. Bëhet fjalë për kryeqytetin e Provincës Lindore Romake me të njëjtin emër gjatë shekullit të 5-6. Sipas arkeologëve mezi 1% nga i gjithë qyteti është zbuluar. Në një nga bazilikat ata ndeshen me një dysheme të ruajtur mirë që përpara 1 500 vjetëve, si dhe të një froni, nga i cili janë zhvilluar shërbesat kishtare.
Akoma për Misionis shikoni në publikimin e Radio Bullgarisë:
Shikoni videon:
Vishegrad
Një kështjellë mesjetare e cila është duke u shkatërruar në Rodopet Lindore në afërsi të qytetit Kërxhali. Ajo duhet të restaurohet dhe të përshtatet për vizita turistike. Në disa vende, muret janë të ruajtura me një lartësi deri më 7 metra dhe gjerësi 1.75 metra. Kalaja daton mbase nga shekujt e 12-13 dhe është e lidhur me ngjarje shumë të rëndësishme historike.
Shikoni videon:
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Për të katërtin vit, një nga vendet më të bukura për të fluturuar në botë – Shkëmbinjtë e Bellogradçikut , do të presë Festën e Balonave. Pilotë nga vende të ndryshme evropiane do të marrin pjesë me balonat e tyre në eventin, i cili do të..
Një kompleks i ri historik në Trojan tregon për heroizmin e bullgarëve vendas që morën pjesë në Luftërat Ballkanike (1912-1913), Lutën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore. Kompleksi paraqet historinë e Regjimentit të 34-të të Këmbësorisë së..
Kombinimi i një klime të favorshme, natyrës së bukur dhe ujërave të shumta minerale dhe baltës shëruese në Bullgari është i përshtatshëm për zhvillimin e mjekimeve të ndryshme në resortet tona. Në Kongresin e 11-të Vjetor të Unionit Bullgar të..
Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata..