Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aktori Naum Shopov: Më shumë se kurrë duhet të kemi kujdes me njëri-tjetrin

Foto: Facebook /@naumhshopov

Përveçse mbi sistemin shëndetësor, presioni i shkaktuar nga Covid-19 ka ndikim dhe mbi të gjitha sektorët e tjerë nëpër botë dhe tek ne. Akoma nuk mund të bëhet një pamje e plotë dhe vlerësim i pasojave nga masat kufizuese, të imponuara mbi punën e biznesit të vogël dhe të mesëm. Të dhënat e lidhura me papunësinë në vend vazhdimisht ndryshojnë, por një gjë është e qartë - problemi është serioz. Zgjidhja kërkon si një politikë qëllimore shtetërore, kështu dhe një iniciativë personale nga ana e qytetarëve. Provë në këtë drejtim bën aktori Naum Shopov, i cili bashkë me një ekip bashkëmendimtaresh krijon një platformë në ndihmë të të zënëve në sferën e profesioneve të lira.  

“Unë kam një ide të tillë prej 5-6 vjetëve e këtej, por gjithmonë nuk më arrinte koha, durimi dhe mjetet financiare, që të mund ta realizoj. Por, për fat përpara rreth një viti e gjysmë, filluam të punojmë mbi të. Ideja është që përmes platformës të bashkohen në një shoqëri të tërë njerëz të ndryshëm me profesione të lira dhe bizneset e vogla, dhe të përfitojnë nga shërbimet e ndryshme të ofruara prej tyre. Vetëm gjatë gjysmës së dytë të vitit 2020, mbi 130 000 veta kanë qenë të pushuar nga puna. Qëllimi ynë është që t’u ndihmojmë atyre në gjendje të rëndë, të gjejnë klientë për biznesin e vet ose praktikë të lirë dhe kjo t’u japë mundësi të vazhdojnë përpara.”

Aktori është i bindur  se pavarësisht nga frika për ditën e nesërme, tema për punë me potencial të sjellë të ardhura suplementare, do të mbetet aktuale dhe në të ardhme. Prandaj dhe numri i të regjistruarve ndaj momentit në platformë rreth 9000 veta do të vazhdojë të rritet.

Naum Shopov është nga brezi i ri i aktorëve bullgarë, të cilët pa frikë përfshihen në sfida të ndryshme. Emri i tij bën një referencë të drejtpërdrejtë te personaliteti i një prej figurave emblematike në jetën teatrore bullgar – te gjyshi i tij Naum Shopov i përcaktuar si “një aktor me forcë titanike në skenë”. Babai i tij Hiristo Shopov po kështu është aktor i njohur. Dhe pavarësisht se skena dhe kinemaja janë të pranishme në jetën e tij që në një moshë më të re, i riu Naum Shopov zgjedh që t’i përkushtohet dhe një pasioni tjetër, fillimet e të cilit ai i zbulon akoma si nxënës. “Më qe jashtëzakonisht interesante që të di sesi punojnë qelizat dhe cila është logjika e proceseve në jetë”- sqaron ai afinitetin e vet ndaj shkencës natyrore dhe biologjisë. Prandaj aplikon në “Mjekësi”. Diplomohet përpara 2 vjetëve, por akoma nuk ka filluar specializimin e domosdoshëm. Por, për llogari të kësaj u bë i njohur mes publikut televiziv bullgar pikërisht përmes rolit të tij të mjekut, por në një serial televiziv.

Pohon se, nuk ka pasur mundësinë të jetë në “syrin e stuhisë” mes kolegëve të tij mjekë. Pavarësisht nga kjo është i bindur se ajo që po rastis i ka ndryshuar dhe “i është mësuar atyre dy herë më shumë disiplinë”. Një mësim, të cilin shoqëria jonë duhet të marrë nga sprova e tanishme është kuptimi i konceptit të solidaritetit dhe deri ku arrijnë kufijtë e tij:

“Mendoj se, solidaritet është një fjalë e mirë, vetëm se ai ka një akumulim dhe njerëzve u vjen deri në fyt. I detyron të mos jenë më të tillë, si dhe tolerantë ndaj të tjerëve. Kjo është më shumë e dukshme në kohëra, kur janë të drejtuar përpara një stresi të madh prej çdo një karakteri. Prandaj  është e domosdoshme të jemi të vëmendshëm njëri ndaj tjetrit më shumë se kurrë. E dini se kur grumbullohet një tension i madh, nganjëherë tregohen dhe dalin tipare nga karakteri, të cilat fare nuk janë të bukura.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Facebook /@naumhshopov




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuçi Grozdani–mësuesi nga Pogradeci

Qyteti shqiptar i Pogradecit, i vendosur në bregun jugperëndimor të liqenit të Ohrit, është një vend ku jetojnë dhe punojnë shumë qytetarë shqiptarë me origjinë bullgare. Qyteti është qendra e bashkisë me të njëjtin emër në qarkun e Korçës, në..

botuar më 24-04-21 11.00.PD

Sindi Nikollofski – një shqiptare me rrënjë bullgare e cila jeton në Sofje

Bullgarët në Shqipëri janë njohur si pakicë kombëtare në vitin 2017, por nuk kemi të dhëna zyrtare për numrin e tyre, pasi ende nuk janë publikuar të dhënat përfundimtare nga regjistrimi i popullsisë së vitit të kaluar. Jo pak shqiptarë me vetëdije..

botuar më 24-04-16 7.35.PD

Udhëtarja Izabella Shopova bëri kos në kushte të përafërta me ato të Hapësirës

Vështirë se ekziston një djalë që nuk ka dashur të bëhet astronaut. Edhe pse më rrallë, të tilla aspirata kanë edhe vajzat. Mes tyre është udhëtarja Izabella Shopova, heroi më i madh i së cilës në fëmijëri ishte Yuri Gagarin. Ajo i përshkruan udhëtimet e..

botuar më 24-04-11 7.30.PD