Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është përsëri në bllokim – si po e përballon biznesi këtë?

Foto: arkiv

Që më datë 22 mars Bullgaria është në bllokimin e tretë që nga fillimi i pandemisë. Tabela “E Mbyllur” përsëri është mbi dyert e qindra firmave. Si do të ndikojë kjo mbi biznesin bullgar?

Sipas Adrian Nikollovit nga Instituti i Ekonomisë së Tregut, ekonomia bullgare, jashtë disa shërbimeve specifike, tanimë është mësuar të punojë në kushtet e bllokimit. Për ndërmarrjet e mëdha të përpunimit futja e një të tillë është pa rëndësi, pasi është evituar habia fillestare nga pranvera e kaluar, kur kishte mbyllje dhe të kufijve, një paqartësi me dërgesat e kështu me radhë. Tani përqendrimi është më tepër mbi hotelet dhe restorantet, mbi sektorin kulturor dhe atë sportiv. Të ardhurat prej tyre  nuk janë bazë për Produktin e Brendshëm Bruto, por çdo gjë është e lidhur në një varg të përbashkët, për shkak të vendeve të punës të siguruara jo të pakta dhe të punësimit për qindra mijëra njerëz.

“Çdo gjë varet nga fakti nëse në ecurinë e bllokimit të ri shteti do të vendosë të jetë lider në monitorimin e zbatimit të masave, ose do t’ua lërë këtë bashkive. Sepse në këtë drejtim shikojmë më tepër sinjale të përziera, thotë zoti Nikollov përpara Radios Kombëtare Bullgare dhe rikujton: Përpara disa javëve qëndrimi i shtetit qe - le t’i lemë rrethet të vendosin në varësi nga situata në vend. Por, vetëm disa javë më vonë bëhemi dëshmitarë sesi shteti i merr gjërat në duart e veta dhe i mbyll të gjitha. Transferimi i topit nga shteti tek pushteti lokal dhe mbrapa krijon pasiguri dhe bizneset nuk e dinë se çfarë do të ndodhë dhe kujt t’i drejtohen”.

Sipas zotit Atanas Dimitrov, nënkryetar i Asociacionit Bullgar të Hoteleve dhe Restoranteve, një sfidë e madhe  është që të mund të ruhen njerëzit, që të mundet një ditë hotelet dhe restorantet të hapin përsëri me cilësinë e duhur, të njohur e të kërkuar prej klientëve:

“Pikërisht këto qenë kërkesat tona ndaj institucioneve dhe shtetit - punonjësit të mund të kompensohen. U nisën me mëdyshje të madhe me masat "60 mbi 40" dhe "80 mbi 20", të cilat janë të pa aplikueshme në praktikë për bizneset  e mbyllura dhe gjatë bllokimit të parë asnjë nuk morri gjë - thotë Dimitrov. Sipas fjalëve të tij: Këto masa funksionojnë për biznese të kufizuara, të cilat nuk janë të mbyllura. Punëdhënësit nuk kanë të ardhura për të paguar këto 40%. Më pas u lëshuan fonde me vlerë 24 leva në ditë, kurse që nga muaji janar, njerëzit filluan të marrin 75% nga rrogat e tyre. U kontraktuam dhe një farë dëmshpërblimi prej 20% për punëdhënësit, sa të mund të mbulojnë shpenzimet e veta. Mbase rreth 30% nga kolegët hoqën dorë të ushtrojnë këtë profesion, ku tani, pas bllokimit të ri, presim që të përshkallëzojë ngurrimin për të investuar në një biznes të rrezikshëm.”

Shpenzimet më të mëdha të restoranteve dhe të hotelierëve janë të përqendruar në respektimin e rregullave dhe masave shëndetësore, meqenëse e kuptojnë se, biznesi është i lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me shëndetin e klientëve.

Sipas ekonomistit Atanas Pekanov nga Institutin Austriak për Studime Ekonomike (WIFO), modeli bullgar për menaxhimin e krizës është kaotik dhe nuk është dashur që lokalet të hapeshin në fillim të muajit mars. Ai është më se kategorik, se kjo do të çojë deri në humbje akoma më të mëdha për degën e restoranteve, sepse janë harxhuar para të shumta, që të mund të hapin lokalet  përpara tre javëve. Vendimi i drejt sipas tij është që qeveria të mos ndjekë kërkesat e industrisë, por të përqendrohet mbi masat e kompensimit.

Pas njoftimit të bllokimit 10-ditor, i cili do të zgjasë deri në fund të muajit mars, ministri i ekonomisë Llëçezar Borisov njoftoi mbështetjen e plotë të biznesit në kushtet e bllokimit të radhës. Që të gjitha masat të cilat veprojnë ndaj këtij momenti, mbeten aktive. Pozita e ministrit është se në kohën e krizës, Bullgaria qëndron relativisht mirë në sfondin e vendeve të tjera, ku kjo ripohohet dhe nga ekonomistët.


Bullgaria hyri në këtë krizë me tregues shumë të mirë makroekonomik - një deficit shumë të ulët, një borxh shumë të ulët - analizon Adrian Nikollov nga Instituti i Ekonomisë së Tregut. Në kontekstin e të gjithë Bashkimit Evropian, Bullgaria po vazhdon të jetë me disa nga treguesit më të mirë buxhetor, në sfondin e vendeve si Italia, Spanja dhe Franca, të cilat patën hyrë në një krizë mjaft më të madhe ekonomike dhe në mënyrë mjaft më agresive stimulojnë ekonominë e vet përmes buxheteve. Për disiplinën buxhetore do të mendojmë, kur kjo situatë do të përfundojë. Me një rëndësi më të madhe është të mendohet sesi mund të shpëtohen maksimalisht sa më shumë biznese.”

Por çfarë është përpara? Pritjet e të gjithë analizatorëve për normalizimin e ekonomive janë të lidhura me fushatën për vaksinimin. Pas arritjes së numrit të domosdoshëm të njerëzve të vaksinuar, pritet që mbi ekonominë bullgare të ndikojnë dhe fondet  nga Plani për Rimëkëmbjen e Evropës.

Redaktor: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv, stolica.bg dhe BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është ndër vendet me më shumë banesa

Bullgaria është ndër vendet me më shumë banesa, duke qenë në vendin e parë mes 24 vendeve evropiane. Sipas Indeksit të fundit Global Property të kompanisë ndërkombëtare të konsulencës “Deloitte”, ka 668 shtëpi për 1000 qytetarë bullgarë. Kështu,..

botuar më 24-09-30 9.44.PD

Një procedurë e re në kuadrin e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë siguron akses në mbi 1 miliard leva për bizneset

Procedura për projektet e ruajtjes së energjisë së rinovueshme sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë është hapur dhe propozimet përkatëse tashmë janë duke u pranuar. Paratë janë shumë, afatet janë të shkurtra dhe kushtet që duhet të..

botuar më 24-09-29 7.20.PD

BERZH ka ulur parashikimet e rritjes, por është optimist për uljen e inflacionit

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike në Bullgari do të jetë 2,9% për vitin 2025, ose 0,1% më pak se pritjet fillestare të majit...

botuar më 24-09-28 11.45.PD