Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në atelienë e vogël të familjes Koruxhikovi lindin kryevepra prej qelqi

10
Foto: Facebook / Korudjikov ArtGlass

Ka njerëz për të cilët thonë se kanë lindur me “qelqin në gjak”. Tek ata asgjë nuk e ndez kaq imagjinatën dhe dëshirën për orë të tëra punë të palodhur, si ky material transparent i cili mund të marrë ngjyra të mahnitshme dhe forma të çuditshme.

Puna me qelq është kthyer në një traditë familjare, mënyrë jetese dhe një art i lartësuar për një familje nga Sofja. I pari i cili e nis zanatin është Borisllav Koruxhikov. Sot ai është mes mjeshtërve më të njohur të skulpturës prej qelqi tek ne. Ai është pedagog në Akademinë Kombëtare të Arteve ku i përgatit studentët në degën “Dizajn i porcelanit dhe i qelqit”. Në Bullgari përpunimi i qelqit mësohet në vende shumë të pakta. Por zanati nuk do të zhduket, derisa ka familje të tëra si kjo Koruxhikovi. Për mjeshtrin dhe për vajzën e tij Gabi qelqi është shumë më tepër sesa një zanat, ai është një pasion. “Kam ndjenjën se qelqi më ka hyrë thellë në gjak, madje dhe në ëndrrat e mia nganjëherë projektoj qelq. Ndihem i lumtur se vajza ime u bë mjeshtre”, thotë Bobi Koruxhikov.

Ata kanë bërë një studio të vet të vogël dhe aty zhvillojnë përpunimin e qelqit duke krijuar art me stil, siç ndodh kjo në Francë, në Çeki, në Evropën Veriore. “Në këtë mënyrë atë e bijë punojmë barazisht prodhime prej qelqi, ku çdo një vlerëson dhe i njeh sukseset e tjetrit. Më shpesh njeriu mund të na gjejë në studion tonë. Aktualisht unë po bëj një model të ri të bizhuterisë”- thotë Gabi e cila është 27 vjeçe. Vet ajo ka mbaruar Akademinë e Arteve, në degën e drejtuar nga babai i saj.

Gabriella Koruxhikova

“Unë dhe babai im mundohemi të larmojmë koleksionin tonë. Patjetër që ka një zhvillim në këtë profesion. E, shitje pothuajse nuk ka, por kjo është për shkak të situatës në të cilën gjendemi prej një viti. Kurse, përndryshe ka një fushë për tu rritur, vijnë ide të reja, paraqiten materiale të reja. Çdo gjë të cilën ne e krijojmë është fryt krejtësisht i punës së dorës. Përdorim përpunimin e ftohtë të elementeve prej qelqi  për bizhuteritë. Çdo një kalon përmes minimum 4 fraksioneve, dhe rezultati përfundimtar është fantastik. Njerëzit i përcaktojnë bizhuteritë si të punuar me gurë të çmueshëm. Kemi punuar dhe me gurë të çmueshëm,  kurse makinat të cilat babai im i ka krijuar vet, janë kaq precize, saqë në të mund të formosh dhe diamant. Babai im punon dhe skulptura prej qelqi, ato janë të rënda dhe të mëdha, duan një punë për një periudhë të gjatë. Disa peshojnë mbi 40 kilogramë dhe atëherë qelqi punohet me një torno të posaçme me një ftohje me ujë. Pikërisht prandaj  skulpturat prej qelqi janë një art i cili do një kohë më të gjatë dhe jo çdo një mund t’ia lejojë vetes. Duam shumë që të bëjmë diçka si një video, në të cilën të xhirojmë etapa nga punimi i skulpturave prej qelqi, sepse njerëzit nuk kanë ide fare sesi rrjedh puna, si ky qelq kalon krejtësisht nëpër duar tona. Kur njeriu shikon një skulpturë të gatshme, të paraqitur në galeri, me një ndriçim, të përshtatshëm, ai nuk i jep llogari vetes sesa i vështirë është përpunimi”.

Në duar e mjeshtrit Bobi Koruxhikov  kanë “lindur” dhe një seri figurash prej qelqi - për çmimet “Lira e Artë”, “Menaxher i vitit”, për konkurse të ndryshme muzikore.

“Unë në çdo gjë kam qenë e përkrahur nga babai im dhe nuk ka asgjë tjetër të cilën të pëlqej më shumë sesa ta quaj një zanat familjar. Sado vështirësi që të has, nuk mund që ta zëvendësoj me asgjë tjetër. Për momentin në Bullgari nuk mund të përcaktohet se ky është një art me të ardhme, por unë besoj fortë se ka fushë për zhvillim. Këtu nuk ka vlerësues të mëdhenj, kurse pjesa më e madhe e njerëzve, të cilët mund ta vlerësojnë , nuk janë me mundësi të mëdha. Do të hapim rrugë dhe drejt galerive jashtë shtetit.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Facebook / Korudjikov ArtGlass




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Bliri i Artë" bashkon 50 filma nga 18 vende në Stara Zagora

Nga data 1 deri më 5 qershor në Stara Zagora po mbahet edicioni i 11-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për Kinemanë e Re Evropiane “Bliri i Artë”. Do të shfaqen 50 filma nga 18 vende, duke përfshirë filma të regjisorëve Nuri Bilge Ceylan,..

botuar më 24-06-02 7.15.PD

Summer Vibes Festival viziton sërish Vidinin

Qyteti Vidin për të pestin vit radhazi është nikoqir i Summer Vibes Festival. Në datat 1 dhe 2 qershor pranë kalasë “Baba Vida” (“Gjysha Vida”) , fëmijët do të zbulojnë një mënyrë më të shëndetshme dhe jo më pak interesante për t'u..

botuar më 24-06-01 7.45.PD

Nënpresidentja Ilijana Jotova kritikoi ngrirjen e ligjeve për kulturën bullgare

Një nga shembujt e shpërfilljes së trashëgimisë kulturore dhe historike nga shteti është shtëpia e Dimitër Talevit në Prilep (shkrimtar i njohur bullgar – shënimi red.). Nga qershori 2023 ka një vendim të Këshillit të Ministrave që shteti ta..

botuar më 24-05-30 10.12.PD