Qyteti Vidin për të pestin vit radhazi është nikoqir i Summer Vibes Festival. Në datat 1 dhe 2 qershor pranë kalasë “Baba Vida” (“Gjysha Vida”) , fëmijët do të zbulojnë një mënyrë më të shëndetshme dhe jo më pak interesante për t'u argëtuar jashtë në botën reale, jo në botën dixhitale. Do të ketë edhe koncerte falas.
Aktivitete të ndryshme tematike do të fokusohen në Ditën e Fëmijës dhe në Ditën e Botevit - 2 qershor , të cilat përkojnë me festivalin. Programi për 1 qershorin përfshin një maratonë atletike, streetball, një turne shahu, si dhe lojërat e Summer Vibes Festivaldhe "Atletika për Fëmijë".
Për 2 qershorin organizatorët kanë përgatitur një ekspozitë me armë të lashta, një kuiz historik, lojëra patriotike, ku do të nderojnë poetin revolucionar Hristo Botev dhe të vrarët për lirinë e Bullgarisë.
Do të ketë edhe një lotari, me mbi 100 çmime që do të shpërndahen.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella MançevaNga data 12 shtator deri më 5 nëntor 2025, në ndërtesën qendrore të Muzeut Historik Rajonal në Pazarxhik, prezantohet ekspozita digjitale fotografike “Besarabia – burim i bukurisë dhe atdhedashurisë”, organizuar nga Shoqata për Lidhje me Bullgarët e..
Në qytetin nën kodrat – Plovdiv, nga 10 deri më 21 shtator do të zhvillohet edicioni i 29-të i Festivalit Teatror "Skenë në Kryqëzim". Programi përfshin 18 shfaqje, mes të cilave vepra klasike dhe bashkëkohore si: "Hamleti", "Macja mbi çatinë e..
Banorët e vegjël dhe të mëdhenj, si dhe mysafirët e Sofjes, mund të bëhen pjesë e jetës letrare të kryeqytetit, të takohen me botën e librave dhe të zbulojnë autorë e frymëzime të reja në kuadër të një ngjarjeje letrare popullore, të organizuar nga..