Qyteti Vidin për të pestin vit radhazi është nikoqir i Summer Vibes Festival. Në datat 1 dhe 2 qershor pranë kalasë “Baba Vida” (“Gjysha Vida”) , fëmijët do të zbulojnë një mënyrë më të shëndetshme dhe jo më pak interesante për t'u argëtuar jashtë në botën reale, jo në botën dixhitale. Do të ketë edhe koncerte falas.
Aktivitete të ndryshme tematike do të fokusohen në Ditën e Fëmijës dhe në Ditën e Botevit - 2 qershor , të cilat përkojnë me festivalin. Programi për 1 qershorin përfshin një maratonë atletike, streetball, një turne shahu, si dhe lojërat e Summer Vibes Festivaldhe "Atletika për Fëmijë".
Për 2 qershorin organizatorët kanë përgatitur një ekspozitë me armë të lashta, një kuiz historik, lojëra patriotike, ku do të nderojnë poetin revolucionar Hristo Botev dhe të vrarët për lirinë e Bullgarisë.
Do të ketë edhe një lotari, me mbi 100 çmime që do të shpërndahen.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella MançevaPër vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..
Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..
Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..