Qyteti Vidin për të pestin vit radhazi është nikoqir i Summer Vibes Festival. Në datat 1 dhe 2 qershor pranë kalasë “Baba Vida” (“Gjysha Vida”) , fëmijët do të zbulojnë një mënyrë më të shëndetshme dhe jo më pak interesante për t'u argëtuar jashtë në botën reale, jo në botën dixhitale. Do të ketë edhe koncerte falas.
Aktivitete të ndryshme tematike do të fokusohen në Ditën e Fëmijës dhe në Ditën e Botevit - 2 qershor , të cilat përkojnë me festivalin. Programi për 1 qershorin përfshin një maratonë atletike, streetball, një turne shahu, si dhe lojërat e Summer Vibes Festivaldhe "Atletika për Fëmijë".
Për 2 qershorin organizatorët kanë përgatitur një ekspozitë me armë të lashta, një kuiz historik, lojëra patriotike, ku do të nderojnë poetin revolucionar Hristo Botev dhe të vrarët për lirinë e Bullgarisë.
Do të ketë edhe një lotari, me mbi 100 çmime që do të shpërndahen.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella MançevaKrijimi i radhës prej sheqeri i Marija Oztjurk – një maket i Bazilikës “Shën Pjetri” në Romë – na provokoi ta kërkojmë bashkatdhetaren tonë pikërisht në këto ditë të ndritura festive. Edhe pse prej vitesh jeton mes Bullgarisë dhe megapolisit turk..
Një koleksion unik i paneleve të tekstilit të Evropës Perëndimore (goblenë) prezantohet për herë të parë në Galerinë Kombëtare - Kuadrat 500 në sheshin "Aleksandër Nevski" në Sofje. Eksponatet janë dorëzuar nga Banka Popullore Bullgare në vitet..
Për herë të 32-të, Festivali i Fëmijëve për Pashkë do të bashkojë fëmijë bullgarë nga vende të ndryshme në qytetin serb të Bosilegradit, në mënyrë që ata jo vetëm të tregojnë mjeshtërinë e tyre në përgatitjen e vezëve më të bukura dhe origjinale të..
Festivali i 16-të Ndërkombëtar i Filmit të Animuar "Kukeri i Artë" do të mbahet në Sofje nga 7 deri më 11 maj, njoftuan organizatorët. Dhjetë çmime do të..