13 493 bullgarë në Gjermani deklaruan dëshirë të ushtrojnë të drejtën e vet për të votuar në votimin parlamentar më 4 prill. Si rezultat në vend do të hapen 69 seksione zgjedhore në 58 vendbanime.
Në një shënim për Ministrinë Bullgare të Punëve të Jashtme autoritetet gjermane deklaruan se gjatë organizimit të votimit duhet të respektohen masat e higjienës (rregullat për distancat, mbajtja e maskave e të tjera) të cilat janë duke u aplikuar në provincën përkatëse federale. Pala bullgare është përgjegjëse për mirëmbajtjen e rregullit në seksionet zgjedhore, ndërsa organet gjermane për sigurinë dhe rendin publik do të kujdesen për sigurinë e jashtme të ndërtesave dhe rendin jashtë tyre.
Për herë të parë në zgjedhjet për legjislaturën e 45 të Kuvendit Popullor do të ketë vendvotim në Hanover, njoftoi për Radion Kombëtare Bullgare Gergana Naumann, kryetare e shoqatës së bashkatdhetarëve tanë në Hanover - “Bullgaria në Honover”.
“Mund të them se për tre ditë mundëm të arrijmë numrin e domosdoshëm, sipas ligjit legjislativ bullgar, për hapjen e një vendvotimi - thotë bashkatdhetarja jonë në Hanover. Natyrisht që me rritjen e masave të bllokimit ne kemi pasur një punë mjaft aktive mbi mundësitë e mbajtjes së këtij procesi zgjedhor. Gjithsesi një sqarim për ata, të cilët mbase nuk e dinë se midis 1 dhe 5 prillit Gjermania do që të kufizohen sa më shumë takimet midis njerëzve. E pikërisht më 4 prill në fakt do të zhvillohen zgjedhjet tona. Ne nuk e kemi administratën vendase e cila të ndihmojë organizimin e këtij seksioni, gjë e cila na kushton përpjekje të mëdha. Me ne lidhen njerëz të ndryshëm, për shembull një mjek 75 vjeç, i cili prej 50 vjetëve është në Hanover, sot më telefonoi me pyetje, a mundet që të marrë pjesë në zgjedhjet për parlament bullgar. Thjesht këto janë bisedime, të cilat na japin forcë për të parë domosdoshmërinë dhe interesin e madh të njerëzve të marrin pjesë në këtë ditë shumë të rëndësishme.”
Sipas rregullave të nënshkruara nga Komisioni Qendror Zgjedhor, votimi jashtë vendit fillon në ditën e zgjedhjeve në orën 7:00, orë lokale, në praninë e më shumë se gjysma e anëtarëve të komisionit zgjedhor. Si orë për përfundim është treguar 20:00, por jo më vonë se ora 21:00. Në një pjesë nga shtetet, ku bashkatdhetarët tanë jashtë kufirit do të ushtrojnë të drejtën e tyre civile, dita e votimit do të përfundojë më herët se ora 20:00 për shkak të orës së mbrëmjes, të aplikuar nga autoritetet si një masë anti-epidemike.
Redaktore: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak..