Zëvendësndihmësi i Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Matthew Palmer tha në një intervistë me “Zërin e Amerikës” se askush nuk dëshiron të shohë partnerët dhe aleatët e NATO-s të kërcënojnë njëri-tjetrin. Në veçanti, Palmer theksoi se Uashingtoni do të donte që Shkupi dhe Sofja të zgjidhnin problemet në marrëdhëniet e tyre dypalëshe përmes dialogut dhe "të mos lejonte që çështjet të diskutoheshin në formate shumëpalëshe, përfshirë në NATO dhe BE."
"Ne besojmë se Maqedonia Veriore dhe Shqipëria meritojnë një konferencë ndërqeveritare dhe hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit në BE. Ne me të vërtetë duam që kjo të arrihet këtë vit, " shtoi Palmer.
Në një takim në Parlament, në prani të drejtuesve të partive, koalicioni GERB-SDS dhe partia “DPS-Fillimi i Ri” u dakorduan për një mandat të plotë qeverisës dhe për zbatimin e angazhimeve në drejtim të orientimit euroatlantik të Bullgarisë. Këtë e..
Presidenti bullgar Rumen Radev priti në qytetin Smoljan presidentin e Hungarisë, Tamash Shujok. Gjatë qëndrimit në qytetin malor të malit Rodopa, i ftuari vizitoi shtëpinë bullgare të poetit, përkthyes dhe piktor hungarez Llasllo Nagi. Më 20..
Do të hiqen tarifat e roamingut me BE-në për Shqipërinë dhe Malin e Zi Në vitin 2026 tarifat e roamingut midis Shqipërisë dhe BE-së do të hiqen plotësisht, tha gjatë vizitës së saj në Tiranë më 13 tetor kryetarja e Komisionit Evropian..