Deri në fund të vitit 2021 interkonektori Greqi-Bullgari duhet të ndërtohet në mënyrë që gazi i lëngshëm nga Aleksandrupolisi të kalojë përmes tij – gazi amerikan, izraelit, egjiptian, nga shumë burime, dhe ka mundësi që në të ardhmen kapaciteti të rritet deri në 5 mlrd. metra kubikë gaz.
Kjo u deklarua nga Kryeministri Bojko Borisov, i cili sot inspektoi ndërtimin. Projekti është i rëndësishëm për Bullgarinë dhe tërë rajonin për shkak të mundësisë për të diversifikuar burimet e furnizimit me gaz natyror, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..