Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjykata vendos nëse mbikëqyrja me video do të jetë e lejueshme gjatë numërimit të fletëvotimeve

Foto: BGNES

Kandidatët për deputetë, për të cilët mund të votojmë më 4 prill janë 6895. Vendvotimet jashtë shtetit janë 4465. Në vend do të ketë 9398 seksione për votim me makina nga gjithsej 11,983 vendvotime të palëvizshme. Do të ketë 409 seksione lëvizëse për personat me aftësi të kufizuara. 88 seksione covid do të formohen në spitale, tha zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Dimitër Dimitrov.

35 janë mediate akredituara që do të pasqyrojnë zgjedhjet parlamentare në Bullgari, 5 prej tyre janë ndërkombëtare - AFP, Reuters, AP, Al Jazeera dhe televizioni maqedonas Kanali 5. Më 2 prill, Gjykata e Lartë Administrative do të vendosë nëse mbikëqyrja me video do të lejohet gjatë numërimit të fletëve të votimit. 28 janë organizatate regjistruara që do të vëzhgojnë zgjedhjet, ndërsa 5 agjenci sociologjike do të monitorojnë еxit pollin.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parlamenti ndaloi punën për shkak të mungesës së kuorumit

Parlamenti nuk u mblodh më 15 tetor. "Seanca tjetër është nesër, 16 tetor, në orën 9 të mëngjesit", njoftoi Kryetarja Natalija Kisellova. Në përpjekjen e parë dhe të vetme për të mbledhur kuorum në sallën plenare, u regjistruan 61 deputetë nga 121 të..

botuar më 25-10-15 11.45.PD

Kreu i GERB flet për riformatimin e shumicës qeverisëse

Nuk do të kemi më kuorum në parlament. Kjo u deklarua nga Bojko Borisov, kreu i GERB, partisë që mban mandatin e qeverisë së zgjedhur nga shumica parlamentare. Fjalimi para grupit parlamentar të partisë dhe Kryeministrit Rosen Zheljazkov u transmetua..

botuar më 25-10-15 9.02.PD

Parashikimi i motit për 15 tetorin

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme në pjesën më të madhe të vendit dhe në disa vende në Bullgarinë Lindore dhe në male do të ketë reshje, më të..

botuar më 25-10-14 7.15.MD