Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Indonezia po viziton Sofjen

Foto: Facebook / @wondersofindonesiabg

Një fotoekspozitë nga arkipelagu më i madh i tokës i gëzon kryeqytetasit, derisa shëtisin në kopshtin “Kristal” në qendër të qytetit. Nën moton  “Çudirat e Indonezisë” fotografitë ekzotike na shpien në gjerësi të tjera më diellore e të ngrohta gjeografike. Ato janë të bëra në ishuj të ndryshëm në Indonezinë e largët - Bali, Sumatra, Flores, Sulawesi, Papua Perëndimore, Kalimantan, Nusa Penida e të tjera dhe do të ekspozohen nën qiell të hapur deri më 12 prill. Ekspozita është një pjesë nga një varg ngjarjesh, të cilat Ambasada e Indonezisë tek ne i planifikon nëpër të gjithë vendin në lidhje me 65 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Indonezisë dhe Bullgarisë. Ngjarja realizohet në një partneritet me Bashkinë e Kryeqytetit si dhe me Ministrinë e Turizmit të Republikës së Indonezisë. 



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vivia Niki dhe projekti i saj i ri unik artistik

Artistja dhe arkitektja bullgare, Vivia Niki, prezantoi veprën e saj të re land art – një qiri gjigant tre-dimensional, i vizatuar në një livadh mes pyjeve të malit Pllana, i cili duket sikur lëviz dhe merr jetë vetëm nga një kënd i caktuar, kur shihet nga..

botuar më 25-11-16 7.15.PD

Nata e Teatrove në 11 qytete të Bullgarisë

Teatrot në Bullgari tashmë po i numërojnë orët deri në ngritjen e perdes së edicionit të 13-të të Natës së Teatrove. Mbrëmja emocionuese do t’i shndërrojë skenat në 11 qytete bullgare në një festë të vërtetë të artit. Këtë vit iniciativa vjen me..

botuar më 25-11-15 8.15.PD

Në Riga prezantohet një ekspozitë me rastin e 140-vjetorit të Bashkimit të Bullgarisë

Në kryeqytetin e Letonisë, Riga, është paraqitur një ekspozitë e posaçme e dedikuar 140-vjetorit të Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore. “Mënyra më fisnike” është motoja e Bashkimit të Bullgarisë në vitin 1885, i cili u..

botuar më 25-11-11 8.00.MD