"Liria e mediave u përkeqësua edhe më shumë kur autoritetet vunë në shënjestër gazetarët dhe kritikët dhe fillian represione kundër protestave anti-qeveritare," thotë Amnesty International në raportin e tyre ndërkombëtar mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në vitin 2020. Gazetarët që hetojnë kriminalitetin e organizuar dhe korrupsionin përballen me një presion të fortë politik dhe prokurorial në formën e kërcënimeve të ndryshme.
Raporti jep si shembull reporterin hetues Nikollaj Stajkov, i cili u mor në pyetje nga prokuroria dhe u kërcënua me ndjekje penale pasi publikoi një dokumentar që përfshinte prokurorinë në një krim financiar. Përmenden gjithashtu disa gazetarë "të sulmuar fizikisht nga policia" - njëri prej të cilëve u ndalua për orë të tëra ndërsa pasqyronte protestat anti-qeveritare.
"Në raportin e tij mbi sundimin e ligjit në shtator, Komisioni Evropian shprehu shqetësime serioze në lidhje me mungesën e transparencës së pronësisë së medias dhe vuri në dukje se media mbetet objekt i kontrollit politik sistematik," shkroi Amnesty International për vendin tonë, renditur në vendin e 111 nga gjithsej 180 vendet në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit. Tani për tani Bullgaria mbetet vendi standardi më i ulët i lirisë së mediave në BE.
Në prag të 1 Qershorit - Ditës së Fëmijëve, UNICEF dhe Instituti Kombëtar i Statistikave prezantojnë "Fëmijët në Bullgari: Të dhëna dhe tendenca kryesore për vitin 2024", një përmbledhje e treguesve demografikë, shëndetësorë, arsimorë dhe..
Shtatë shqiponja të zeza udhëtuan një distancë mbresëlënëse prej 3300 kilometrash nga Spanja deri në Rodopet Lindore për t'u bërë pjesë e projektit ambicioz LIFE "Kthimi i shqiponjave të zeza në Malin Rodopa" për të rivendosur këtë specie..
Bullgari tashmë disponon pasuri bruto prej mbi 1 trilion leva (500 miliard euro), tregon një studim i Klubi i Ekspertëve për Ekonomi dhe Politikë, i publikuar së fundmi. Kjo është e barabartë me pothuajse pesë herë madhësinë e produktit të brendshëm..
Në sezonin e maturave dhe në fundin e vitit shkollor në qershor, hedhim një vështrim ndaj emocioneve të të rinjve, të cilëve u pret përpara të hapin një..