Dhoma e Turizmit në Varna i bëri thirrje qeverisë të marrë masa urgjente për të shpëtuar sektorin e turizmit në prag të festave të Pashkëve. Sipas kryetarit të dhomës, Ilin Dimitrov, rreth 30 000 njerëz nga menaxhimi i turizmit duhet të vaksinohen urgjentisht, njoftoi BNR Varna.
"Vendet përreth nesh janë shumë aktive. Grekët kanë rënë dakord për kushte preferenciale me Izraelin, Britaninë, Rumaninë. Turqit kanë bërë të njëjtën gjë. Ata reklamohen dhe deklarojnë qartë se janë të gatshëm të mirëpresin mysafirët. Që nga data 15 prill në Turqi dhe Greqi do të fillojë vaksinim në masë i punonjësve në turizëm. Bullgaria duhet të bëjë të njëjtën gjë, " bëri të ditur Dhoma Turistike e Varnës.Shtëpi druri të vendosura në rrugica plotë pluhur, një përrua që gurgullon lehtë dhe një kurorë pyjesh ahu dhe lisi në zonën përreth – fshati Medven duket si një imazh nga një përrallë fëmijësh. Dhe ndërsa qytetet fqinje Kotell dhe..
Ecjet me kalë janë një mënyrë jo e zakonshme për të njohur Bullgarinë. Itineraret shpesh kalojnë në vende të paarritshme për turistin masiv dhe janë të mbushura me aventura dhe përvoja kulturore. Një javë me kalë në Bullgari kushton nga 1200 d..
Sektori turistik në Bullgari shënon rritje gjatë viteve të fundit, si në sezonin veror, ashtu edhe në atë dimëror. Sipas të dhënave të ministrisë përkatëse deri në fillim të tetorit, qytetarët bullgarë që kanë vizituar destinacione turistike në vend kanë..