Dhoma e Turizmit në Varna i bëri thirrje qeverisë të marrë masa urgjente për të shpëtuar sektorin e turizmit në prag të festave të Pashkëve. Sipas kryetarit të dhomës, Ilin Dimitrov, rreth 30 000 njerëz nga menaxhimi i turizmit duhet të vaksinohen urgjentisht, njoftoi BNR Varna.
"Vendet përreth nesh janë shumë aktive. Grekët kanë rënë dakord për kushte preferenciale me Izraelin, Britaninë, Rumaninë. Turqit kanë bërë të njëjtën gjë. Ata reklamohen dhe deklarojnë qartë se janë të gatshëm të mirëpresin mysafirët. Që nga data 15 prill në Turqi dhe Greqi do të fillojë vaksinim në masë i punonjësve në turizëm. Bullgaria duhet të bëjë të njëjtën gjë, " bëri të ditur Dhoma Turistike e Varnës.Duke ndjekur hapat e Alekos dhe ekspeditës së tij legjendare deri në Çerni Vrëh – kështu qindra dashamirës të malit do të festojnë 130 vjetorin e ekskursionit të parë të organizuar turistik në vendin tonë. Festimet jubilare filluan me një program në..
Është ende herët për të bërë një përmbledhje, por gjithçka tregon se sezoni ka qenë i suksesshëm për vendpushimet në Bregdetin tonë Verior të Detit të Zi, ku "Allbena" po shndërrohet në një shembull emblematik të rimëkëmbjes së shumëpritur pas pandemisë...
Ato shfaqen në vendet më të pazakonshme – lart në mal apo në breg të detit, nën kurorat e pemëve apo direkt nën qiellin me yje. Bëhet fjalë për një dukuri relativisht të re në turizmin bullgar – të ashtuquajturat glamping-e . Termi vjen nga anglishtja..
Sektori turistik në Bullgari shënon rritje gjatë viteve të fundit, si në sezonin veror, ashtu edhe në atë dimëror. Sipas të dhënave të ministrisë..