Nuk do të jem kandidat për kryeministër në kabinetin e ri, i cili do të propozohet nga GERB. Këtë e deklaroi në Veliko Tërnovo Kryeministri Bojko Borisov, duke iu përgjigjur në pyetjeje të BNR-së.
"Nuk duket modeste, por sot nuk ka asnjë kryeministër më të përgatitur se unë. Dhe nuk është rastësi që ne jemi forca e parë politike pas 5 zgjedhjeve parlamentare. Unë do të propozoj një kryeministër tjetër me një orientim evropian, i cili është pro NATO-s. Do ta them emrin e tij pasi na dorëzojnë mandatin" – shtoi Borisov. I pyetur nëse propozimi do të ishte Tomisllav Donçev, Borisov tha "jo".
Megjithë mungesën e kuadrove dhe të personave me vizion, lista e ministrave tashmë është e gatshme. Midis tyre do të ketë si emra të rinj, kështu dhe të vjetër, theksoi udhëheqësi i GERB.Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë periudha me shpërndarje dhe pakësim të vranësirave, por pasdite ato sërish do të shtohen dhe në mbrëmje..
Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e Shteteve të Bashkuara për të vendosur sanksione kundër Lukoil. Ai siguroi se tregu do të monitorohet me..
Këshilli i Ministrave propozon transferimin e automjeteve të Shërbimit Kombëtar të Sigurisë te Administrata Presidenciale përmes një ndryshimi legjislativ, njoftoi gazetarja e BNR-së Cvetelina Stojanova. Propozimi nuk do të rëndojë buxhetin e shtetit,..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti..
Mirëmbajtja e planifikuar vjetore e Njësisë 6 të centralit atomik “Kozlloduj” do të fillojë sot, 25 tetor, dhe pritet të zgjasë deri në fillim të..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..