Në lidhje me 200 vjetorin nga lindja e Georgi Rakovskit, ekspozita online në qytetin Ruse prezanton dokumente shumë pak të njohura për jetën dhe veprimtarinë e revolucionarit.
Administrata e rrethit në qytetin e Danubit specifikon se ekspozita, e vendosur në sajtin e saj, përfshin 8 dokumente dhe një pikturë nga fondet e Muzeut Regjional Historik dhe nga Arkivi i Shtetit në qytet.

Janë paraqitur dhe tre letra të Rakovskit, në njërën prej të cilave ai u bën thirrje bullgarëve të qëndrojnë të bashkuar në kundërshtimin e tyre ndaj Patrikanës së Kostandinopojës.
Mes 26 imazheve të prezantuara është dhe shpata e revolucionarit, e gjetur në Novo Sello rreth qytetit Ruse gjatë vitit 1955. Shpata ruhet në Muzeun Regjional Historik në qytetin Ruse.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaNga data 2 deri më 5 tetor, Sofia Tech Park mirëpret Sofia Art Fair 2025 – IMAGINE , panairin e vetëm ndërkombëtar për artin bashkëkohor në Bullgari. Ngjarja mbledh pjesëmarrës nga 13 shtete dhe figura të rëndësishme nga skena globale e artit, duke e..
24 shfaqje të artistëve ndërkombëtarë dhe bullgarë, 15 punëtori cirku për fëmijë dhe të rritur, dy koncerte dhe një ekspozitë - "Mbretërit e Magjisë", presin banorët dhe mysafirët e Sofjes nga 2 deri në 5 tetor në kuadër të edicionit të ri të..
"Një moment historik për Bullgaristikën në SHBA!" – me një postim me këtë titull, konsulli i përgjithshëm i Bullgarisë në Çikago, Svetosllav Stankov, njoftoi lajmin se më 20 tetor 2025, në Universitetin e Illinois-it në Urbana-Champaign, nis..