Në lidhje me 200 vjetorin nga lindja e Georgi Rakovskit, ekspozita online në qytetin Ruse prezanton dokumente shumë pak të njohura për jetën dhe veprimtarinë e revolucionarit.
Administrata e rrethit në qytetin e Danubit specifikon se ekspozita, e vendosur në sajtin e saj, përfshin 8 dokumente dhe një pikturë nga fondet e Muzeut Regjional Historik dhe nga Arkivi i Shtetit në qytet.

Janë paraqitur dhe tre letra të Rakovskit, në njërën prej të cilave ai u bën thirrje bullgarëve të qëndrojnë të bashkuar në kundërshtimin e tyre ndaj Patrikanës së Kostandinopojës.
Mes 26 imazheve të prezantuara është dhe shpata e revolucionarit, e gjetur në Novo Sello rreth qytetit Ruse gjatë vitit 1955. Shpata ruhet në Muzeun Regjional Historik në qytetin Ruse.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaMinistri i Kulturës Marian Baçev hapi një stendë bullgare në Panairin e 77-të Ndërkombëtar të Librit në Frankfurt. Ministrat shprehën mirënjohje për organizatorët nga Shoqata Bullgare e Librit, Instituti Bullgar i Kulturës në Berlin dhe diplomatët..
“Një libër plot humor, por edhe me të vërteta që mund të jenë të dhimbshme” – Peter Georgiev Ray hapi perden drejt romanit të tij të ri "Dita kur më morën virgjërinë", premiera e të cilit u zhvillua më 6 tetor në galerinë “Bullgarë” në kryeqytet...
Më 15 tetor, në Bibliotekën Rajonale "Dora Gabe" në qytetin Dobriç do të hapet Ekspozita Filatelike “Dobriç Fileks 2025”. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri më 17 tetor dhe i kushtohet 85-vjetorit të rikthimit të Dobruxhës së Jugut në..