Mbi 2 milionë euro për restaurimin e kishave dhe të banesave e godinave kishtare me një rëndësi kombëtare dha në mbledhjen e vet të fundit të rregullt qeveria. Afro një çerek nga paratë jepen për konservimin dhe restaurimin e manastirit të Muldavës “Shën e Premtja” në bashkinë Asenovgrad. Manastiri është i themeluar gjatë shekullit të 14 dhe ka qenë një qendër e rëndësishme letrare në epokën e Rilindjes. Në bibliotekën e tij të pasur janë ruajtur dorëshkrime shumë të vjetra dhe të rralla, të cilat më vonë kanë qenë të plaçkitura dhe të shkatërruara. Pranë tij ka pasur dhe një shkollë kishtare, e cila ka ekzistuar deri në vitin 1888.
Parashikohet një konservim dhe restaurim i kishës “Shën martiri Dhimitri i Selanikut” në qytetin Vidin , i cili është i dyti për nga madhësia në Bullgari, pas katedrales së patrikanës “Shën Aleksandër Nevski” në Sofje. Në pjesën veriore të kishës, ku është froni i Shën Joan Rillskit ka një mbishkrim unikal mural, me një kompozicion të ngjashëm të atij të pikturuar në kishën katedrale “Aleksandër Nevski”. Në të Mbreti Petër kërkon takim me vetmitarin e Rillës, i cili i refuzon dhuratat mbretërore dhe pranon vetëm frutat. Kureshtare është po kështu se në imazhet e ushtarëve mbretërorë janë pikturuar fytyrat e heronjve kombëtarë- Vasill Levski, Georgi Rakovski, Hristo Botev, Gjeorgi Benkovski, Todor Aleksandrov dhe Ljuben Karavellov. Autor i mbishkrimit mural është Gospodin Zheljazkov , i cili mbase ka pikturuar figurat e personaliteteve historike me ndihmën e uratave të mitropolitit të atëhershëm të qytetit Vidin, Neofit.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaNë Muzeun Historik Rajonal të Gabrovos është ekspozuar një “copë letër” modeste drejtkëndëshe me përmasa 10 me 15 cm. Kjo është kartëmonedha e parë bullgare – një njësi prej njëzet levash me numër serial 000001. Është shtypur më 1 gusht 1885 në Shën..
Fortesa Urviç përsëri zbulon sekretet e saj – këtë herë nga koha kur Sofja ka qenë Serdika romake. Një kullë trekëndore prej guri, e datuar nga fundi i shekullit të II, u zbulua nga arkeologët e rinj Dr. Filip Petrunov dhe Violina Kiriakova në ditët..
Ringjallja e shtetit bullgar pas pesë shekujsh sundimi osman është lidhur me Kryengritjen e Prillit të vitit 1876 dhe Organizatën e Brendshme Revolucionare të themeluar më parë nga Vasill Levski . Pas Traktatit të Berlinit të vitit 1878,..
Në Muzeun Historik Rajonal të Gabrovos është ekspozuar një “copë letër” modeste drejtkëndëshe me përmasa 10 me 15 cm. Kjo është kartëmonedha e parë..