Mbi 2 milionë euro për restaurimin e kishave dhe të banesave e godinave kishtare me një rëndësi kombëtare dha në mbledhjen e vet të fundit të rregullt qeveria. Afro një çerek nga paratë jepen për konservimin dhe restaurimin e manastirit të Muldavës “Shën e Premtja” në bashkinë Asenovgrad. Manastiri është i themeluar gjatë shekullit të 14 dhe ka qenë një qendër e rëndësishme letrare në epokën e Rilindjes. Në bibliotekën e tij të pasur janë ruajtur dorëshkrime shumë të vjetra dhe të rralla, të cilat më vonë kanë qenë të plaçkitura dhe të shkatërruara. Pranë tij ka pasur dhe një shkollë kishtare, e cila ka ekzistuar deri në vitin 1888.
Parashikohet një konservim dhe restaurim i kishës “Shën martiri Dhimitri i Selanikut” në qytetin Vidin , i cili është i dyti për nga madhësia në Bullgari, pas katedrales së patrikanës “Shën Aleksandër Nevski” në Sofje. Në pjesën veriore të kishës, ku është froni i Shën Joan Rillskit ka një mbishkrim unikal mural, me një kompozicion të ngjashëm të atij të pikturuar në kishën katedrale “Aleksandër Nevski”. Në të Mbreti Petër kërkon takim me vetmitarin e Rillës, i cili i refuzon dhuratat mbretërore dhe pranon vetëm frutat. Kureshtare është po kështu se në imazhet e ushtarëve mbretërorë janë pikturuar fytyrat e heronjve kombëtarë- Vasill Levski, Georgi Rakovski, Hristo Botev, Gjeorgi Benkovski, Todor Aleksandrov dhe Ljuben Karavellov. Autor i mbishkrimit mural është Gospodin Zheljazkov , i cili mbase ka pikturuar figurat e personaliteteve historike me ndihmën e uratave të mitropolitit të atëhershëm të qytetit Vidin, Neofit.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaHyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..
Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..
Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë Pontika dhe daton në shekullin e IV-të para Krishtit. “Kjo është një zonë me varrime interesante,..
Më 6 dhjetor Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shën Nikollaj Mrekullibërësit. E quajnë atë shenjtorin e mëshirës, sepse e gjithë jeta e tij iu..