Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pelikanët e parë për këtë vit u çelën në “Srebërna”

Foto: arkiv / bulgariatravel.org

Çifti i parë i pelikanëve kaçurrelë (Pelecanus crispus), i cili në mars ndërtoi fole në rezervatin e Danubit "Srebërna", ka një brez të ri. Pelikanët kanë lindur në platformat e grumbujve prej druri të ndërtuara posaçërisht për ta në pjesën veriore të ligatinës.

Mbrojtja e kolonisë së pelikanëve kaçurrelë është ndër aktivitetet me prioritet në “Srebërna”. Sipas një projekti të zbatuar nga Inspektorati Regjional për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Ujërave - Ruse, në javët e ardhshme është planifikuar të krijohen vende të reja me kushte të përshtatshme, ku të bëjnë fole sa më shumë shpendë. Kjo mund të bëhet duke kositur kallamishtet dhe duke ndërtuar platforma të reja prej druri.

Rezervati i biosferës afër fshatit “Srebërna” ndodhet 2 km në jug të lumit Danub dhe është i vendosur në rrugën e zogjve migrues nga Evropa në Afrikë - Via Pontica. Për shkak të specieve të rralla dhe të rrezikuara të zogjve, ligatinat janë përfshirë në listën e vendeve të trashëgimisë natyrore dhe kulturore botërore të UNESCO-s.

221 specie zogjsh folezojnë në “Srebërna”. Në rezervat jetojnë 22 specie të rralla të kafshëve dhe bimëve të rrezikuara sipas Listës së Kuqe Evropiane të Kafshëve dhe Bimëve Globalisht të Rrezikuara, si dhe 149 specie të florës dhe faunës, të përfshira në të ashtuquajturin “Libri i Kuq i Bullgarisë”.

Objekti më i vlefshëm natyror në rezervat është kolonia e shumtë e pelikanëve kaçurrelë. Koloni të tilla në Kontinentin e Vjetër ekzistojnë vetëm në Gadishullin Ballkanik.

Rreth rezervatit është krijuar në eko-shteg me sheshe për monitorim dhe vende të posaçme për çlodhje. Ka gjithashtu një muze të shkencave të natyrës, i cili prezanton faunën dhe florën e pasur të rezervatit “Srebërna”.


Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dëllinja e pemës në rezervatin

Në Bullgari është vendi më i madh natyror i pemëve të dëllinjës në Evropë

Pikërisht 75 vjet më parë, përkatësisht në vitin 1949, vendi më i madh natyror i dëllinjës së pemës (Juniperus excelsa) në Evropë - "Tisa", që ndodhet rrëzë të malit Pirin, u shpall rezervë. Dëllinja është një specie relikte e mbrojtur jugore, me..

botuar më 24-10-17 8.15.PD

Kënga “Hajde: Më të mirë” u bën thirrje fëmijëve të jenë më të sjellshëm dhe tolerantë ndaj njëri-tjetrit

Dhuna dhe bullizmi në shkollë është një problem aktual jo vetëm në Bullgari, por edhe në shumë vende evropiane dhe të tjera. Tetë vjeçari Johan Tansoe, i cili ka lindur në Norvegji, por për rreth një vit studion në një shkollë bullgare në Burgas, u..

botuar më 24-10-17 7.15.PD

Një projekt hapësinor evropian me një kontribut në mbrojtjen e Tokës

Një nga subjektet e përdorura shpesh në filmat apokaliptikë të Hollivudit ka të bëjë me një asteroid të madh që do të godasë Tokën. Një dramatizëm shtesë sjellin masat që duhen marrë për të parandaluar një katastrofë të tillë. Fabula në..

botuar më 24-10-16 8.26.MD