Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pelikanët e parë për këtë vit u çelën në “Srebërna”

Foto: arkiv / bulgariatravel.org

Çifti i parë i pelikanëve kaçurrelë (Pelecanus crispus), i cili në mars ndërtoi fole në rezervatin e Danubit "Srebërna", ka një brez të ri. Pelikanët kanë lindur në platformat e grumbujve prej druri të ndërtuara posaçërisht për ta në pjesën veriore të ligatinës.

Mbrojtja e kolonisë së pelikanëve kaçurrelë është ndër aktivitetet me prioritet në “Srebërna”. Sipas një projekti të zbatuar nga Inspektorati Regjional për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Ujërave - Ruse, në javët e ardhshme është planifikuar të krijohen vende të reja me kushte të përshtatshme, ku të bëjnë fole sa më shumë shpendë. Kjo mund të bëhet duke kositur kallamishtet dhe duke ndërtuar platforma të reja prej druri.

Rezervati i biosferës afër fshatit “Srebërna” ndodhet 2 km në jug të lumit Danub dhe është i vendosur në rrugën e zogjve migrues nga Evropa në Afrikë - Via Pontica. Për shkak të specieve të rralla dhe të rrezikuara të zogjve, ligatinat janë përfshirë në listën e vendeve të trashëgimisë natyrore dhe kulturore botërore të UNESCO-s.

221 specie zogjsh folezojnë në “Srebërna”. Në rezervat jetojnë 22 specie të rralla të kafshëve dhe bimëve të rrezikuara sipas Listës së Kuqe Evropiane të Kafshëve dhe Bimëve Globalisht të Rrezikuara, si dhe 149 specie të florës dhe faunës, të përfshira në të ashtuquajturin “Libri i Kuq i Bullgarisë”.

Objekti më i vlefshëm natyror në rezervat është kolonia e shumtë e pelikanëve kaçurrelë. Koloni të tilla në Kontinentin e Vjetër ekzistojnë vetëm në Gadishullin Ballkanik.

Rreth rezervatit është krijuar në eko-shteg me sheshe për monitorim dhe vende të posaçme për çlodhje. Ka gjithashtu një muze të shkencave të natyrës, i cili prezanton faunën dhe florën e pasur të rezervatit “Srebërna”.


Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Banorët e Sofjes janë skeptikë se do të ketë një ndryshim pas zgjedhjeve të radhës

Për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zgjedh sërish përfaqësues të popullit. Ashtu si në votimin e fundit në qershor të këtij viti, pjesëmarrja në votime është e ulët. Sipas një sondazhi të Radio Bullgarisë në qendër të Sofjes,..

botuar më 24-10-27 6.28.MD

“Voto me vështirësi” për të verbërit

Personat me aftësi të kufizuara në Bullgari përballen me shumë vështirësi në jetën e tyre. Por përveç pengesave thjesht fizike, ka edhe pengesa në nivelin e aksesit në informacion dhe shërbimeve administrative. Edhe në ditën e zgjedhjeve, kur të gjithë..

botuar më 24-10-27 8.30.PD

Vesko Eshkenazi: Zgjedhjet janë shumë të rëndësishme, ndonjëherë nuk e duroj dot atë që shoh në vendin tonë

"Unë votoj sa herë që mundem dhe ndodhem në një vend ku ka një mënyrë për ta bërë këtë," thotë me krenari dhe pa paragjykim për Radio Bulgarinë violinist i njohur bullgar dhe concertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko..

botuar më 24-10-27 7.40.PD