Me fluturim nga Parisi, pjesëmarrësit në Ekspeditën e 29-të Antarktike Bullgare deri në ishullin Livingstën u kthyen në Bullgari. Kjo ndodhi gati një muaj me vonesë pas një sëmundjeje koronavirus të anëtarëve të ekuipazhit të anijes kiliane Aquiles, në bordin e të cilit eksploruesit antarktikë bullgarë u desh të largoheshin nga Antarktida për në Bullgari.
Gjatë kësaj ekspedite bullgarët arritën të përgatisin një shesh për ndërtimin e një blloku të ri laboratorik. Ndërtimi i laboratorit do të duhet të fillojë në ekspeditën e ardhshme, e cila është e planifikuar për në nëntor.
“Bullgaria dhe Vietnami duhet të përfitojnë nga pozicioni i tyre strategjik gjeografik – Vietnami në Azinë Juglindore, Bullgaria në Evropën Juglindore dhe si portë për të gjitha mallrat dhe shërbimet që vijnë nga Azia drejt Evropës”, tha presidenti..
Qeveritarët kishin informacion paraprak për sanksione të mundshme ndaj kompanive ruse të naftës, dhe më konkretisht ndaj “Lukoil”-it, deklaroi në korridoret e Kuvendit Popullor kreu i partisë GERB, Bojko Borisov, sipas raportimit të gazetares së..
Bullgaria ka një muaj deri më 21 nëntor për të vendosur se çfarë do të bëjë me rafinerinë Lukoil Neftohim. Kjo u deklarua nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në hyrje të takimit të liderëve të BE-së në Bruksel. Ai e tha këtë në lidhje me sanksionet e..
Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë..
Këshilli i Ministrave propozon transferimin e automjeteve të Shërbimit Kombëtar të Sigurisë te Administrata Presidenciale përmes një ndryshimi..