Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Temë nga rrjeti radiofonik evropian "Euronet Plus"

Çmimi për Kinema i Parlamentit Evropian – me një fytyrë të re

Foto: europarl.europa.eu

A e dini se Parlamenti Evropian është institucioni i vetëm i cili bashkë me Akademinë Evropiane të Filmit, jep çmim filmi.

Themeluar në vitin 2007 si një simbol i angazhimit të Parlamentit Evropian për kulturën e kontinentit të vjetër, çmimi i filmave LUX ka ndihmuar në promovimin e më shumë se 100 prodhimeve filmike. Por, që nga viti 2021 ai fiton një forcë të re, duke tërhequr në anë të vet dhe qytetarë evropianë. Ndryshimi më i dukshëm është në sistemin e votimit.

Nga ky vit fituesi do të zgjidhet në bazë të një votimi nga eurodeputetët dhe nga publiku, ku votat e secilit grup do të peshojnë në mënyrë të barabartë.

Andrej Sllabakov

“Ne ndajmë nga 50% - 50 nga ne, 50 nga publiku, që për mua është jashtëzakonisht pozitive - sqaron eurodeputeti Andrej Sllabakov, i cili jashtë rolit të tij politik është dhe regjisor dhe skenarist. Vota e publikut gjithmonë ka qenë e rëndësishme për njerëzit, të cilët bëjnë filma. Dhe kjo farë nuk do të thotë të bëhet një kinema komerciale. Duhet të bëhen filma për njerëzit, të cilët mendojnë, kurse këta janë pjesa më e madhe e njerëzve jo vetëm në Bashkimin Evropian, por dhe në planet.”

Tre filmat finalistë për çmimin LUX të publikut janë seleksionuar nga një komision 20 anëtarësh, i cili përfshin përfaqësues të industrisë evropiane të filmit.

„Edhe nga një“ nga Thomas Winterberg (Danimarkë, Hollandë, Suedi)

Që të mund të lejohen deri tek seleksionimi, filmat duhet të plotësojnë disa kritere të caktuara, mes të cilave është që ato të jenë rezultat i prodhimeve ose i bashkëprodhimeve, të cilat u përgjigjen kushteve mbi programin “Evropa Krijuese” (CREATIVE EUROPE/MEDIA).

“Të merren me tema të përgjithshme njerëzore. Nuk është e detyrueshme që ato të jenë tema sociale. Nuk ka kërkesa të caktuara për gjininë - saktëson Andrej Sllabakov. Ajo, e cila më bëri përshtypje është se janë tre filma krejtësisht të ndryshëm dhe kjo më gëzon.

„Ekipi“ i Alexander Nanau (Rumani, Luksemburg)

Sipas fjalëve të deputetit evropian bullgar, pikërisht kërkesa që prodhimet filmike të jënë të financuara nën programin “Creative Europe” disi e pengon pjesëmarrjen e filmave bullgarë në konkurs. Por, gjithsesi ka një gjurmë bullgare.

„Trupi i Krishtit“ nga Jan Komasa (Poloni, Francë)

Çmimi LUX i Kinemasë Evropiane synon të mbështesë kinemanë evropiane në pikën e saj më të dobët - shpërndarja. Është fakt se  pjesa më e madhe e filmave evropianë nuk projektohen jashtë vendit të tyre të origjinës. Andrej Sllabakov sqaron dhe shpjegon se çfarë vijon për filmin fitues:

“Ai do të paraqitet në të gjitha shtetet dhe do të ketë përkthime në absolutisht të gjitha gjuhët zyrtare evropiane. Do të shfaqet në kinematë dhe shpresoj të mbledhë një publik të mjaftueshëm”.

„Bota është e madhe dhe shpëtimi fshihet kudo” (Bullgaria, Gjermania, Hungaria dhe Sllovenia)

23 maji është afati, në të cilin do të mund të votojmë për të preferuarin tonë. Filmi i cili ka fituar do të shpallet në ceremoninë mbi dhënien e Çmimit LUX të publikut më 9 qershor 2021 në Parlamentin Evropian.

Për "Euronet Plus" Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: europarl.europa.eu, Facebook /andrey.p.slabakov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Aleksandra-Joana Aleksandrova

Yll i muzikalit në Evropë, Aleksandra-Joana Aleksandrova, debuton edhe në atdhe

Aleksandra-Joana Aleksandrova – aktore, këngëtare dhe modele me pamje mbresëlënëse, talent muzikor dhe prani të fortë skenike, ishte në Sofje në fund të korrikut dhe fillim të gushtit për të interpretuar rolin e Kozetës në muzikalin e njohur “Të mjerët”..

botuar më 25-10-18 9.00.PD
Vlladisllav Hristov

Vlladislav Hristov fitoi çmimin më të lartë në botë për vargje haiku

Poeti dhe autori i haikut nga Plovdivi, Vlladislav Hristov, fitoi çmimin e madh në konkursin ndërkombëtar të haikut të organizuar nga Muzeu Memorial i Matsuo Basho në qytetin Iga të Japonisë. Për herë të parë, një bullgar ka marrë çmimin..

botuar më 25-10-16 5.34.MD

Bullgaria merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Frankfurt

Ministri i Kulturës Marian Baçev hapi një stendë bullgare në Panairin e 77-të Ndërkombëtar të Librit në Frankfurt. Ministrat shprehën mirënjohje për organizatorët nga Shoqata Bullgare e Librit, Instituti Bullgar i Kulturës në Berlin dhe diplomatët..

botuar më 25-10-16 11.06.PD