A e dini se Parlamenti Evropian është institucioni i vetëm i cili bashkë me Akademinë Evropiane të Filmit, jep çmim filmi.
Themeluar në vitin 2007 si një simbol i angazhimit të Parlamentit Evropian për kulturën e kontinentit të vjetër, çmimi i filmave LUX ka ndihmuar në promovimin e më shumë se 100 prodhimeve filmike. Por, që nga viti 2021 ai fiton një forcë të re, duke tërhequr në anë të vet dhe qytetarë evropianë. Ndryshimi më i dukshëm është në sistemin e votimit.
Nga ky vit fituesi do të zgjidhet në bazë të një votimi nga eurodeputetët dhe nga publiku, ku votat e secilit grup do të peshojnë në mënyrë të barabartë.

“Ne ndajmë nga 50% - 50 nga ne, 50 nga publiku, që për mua është jashtëzakonisht pozitive - sqaron eurodeputeti Andrej Sllabakov, i cili jashtë rolit të tij politik është dhe regjisor dhe skenarist. Vota e publikut gjithmonë ka qenë e rëndësishme për njerëzit, të cilët bëjnë filma. Dhe kjo farë nuk do të thotë të bëhet një kinema komerciale. Duhet të bëhen filma për njerëzit, të cilët mendojnë, kurse këta janë pjesa më e madhe e njerëzve jo vetëm në Bashkimin Evropian, por dhe në planet.”
Tre filmat finalistë për çmimin LUX të publikut janë seleksionuar nga një komision 20 anëtarësh, i cili përfshin përfaqësues të industrisë evropiane të filmit.

Që të mund të lejohen deri tek seleksionimi, filmat duhet të plotësojnë disa kritere të caktuara, mes të cilave është që ato të jenë rezultat i prodhimeve ose i bashkëprodhimeve, të cilat u përgjigjen kushteve mbi programin “Evropa Krijuese” (CREATIVE EUROPE/MEDIA).
“Të merren me tema të përgjithshme njerëzore. Nuk është e detyrueshme që ato të jenë tema sociale. Nuk ka kërkesa të caktuara për gjininë - saktëson Andrej Sllabakov. Ajo, e cila më bëri përshtypje është se janë tre filma krejtësisht të ndryshëm dhe kjo më gëzon.

Sipas fjalëve të deputetit evropian bullgar, pikërisht kërkesa që prodhimet filmike të jënë të financuara nën programin “Creative Europe” disi e pengon pjesëmarrjen e filmave bullgarë në konkurs. Por, gjithsesi ka një gjurmë bullgare.

Çmimi LUX i Kinemasë Evropiane synon të mbështesë kinemanë evropiane në pikën e saj më të dobët - shpërndarja. Është fakt se pjesa më e madhe e filmave evropianë nuk projektohen jashtë vendit të tyre të origjinës. Andrej Sllabakov sqaron dhe shpjegon se çfarë vijon për filmin fitues:
“Ai do të paraqitet në të gjitha shtetet dhe do të ketë përkthime në absolutisht të gjitha gjuhët zyrtare evropiane. Do të shfaqet në kinematë dhe shpresoj të mbledhë një publik të mjaftueshëm”.

23 maji është afati, në të cilin do të mund të votojmë për të preferuarin tonë. Filmi i cili ka fituar do të shpallet në ceremoninë mbi dhënien e Çmimit LUX të publikut më 9 qershor 2021 në Parlamentin Evropian.
Për "Euronet Plus" Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: europarl.europa.eu, Facebook /andrey.p.slabakovNë pranverën e vitit 2025, Pallati Kombëtar i Kulturës (NDK) rifilloi festivalin e tij më të pasur me zhanre pas një ndërprerjeje 10-vjeçare. Për herë të parë në historinë e "Sallonit të Arteve", një edicion i dytë do të mbahet brenda të..
I vetmi lektorat për gjuhën, letërsinë dhe kulturën bullgare në Gjeorgji gjen një mjedis të përshtatshëm në Universitetin Shtetëror të Sokhumit në Tbilisi dhe po bën hapa gjithnjë e më të sigurt. Shkolla bullgare në kryeqytetin gjeorgjian gjithashtu po..
Filmi bullgar "Dita kur ajo do të lindë", me regji dhe skenar nga Emil Spahijski (në bashkautorësi me regjisorin rumun Bogdan Mureshanu), i bazuar në tregimin me të njëjtin titull nga shkrimtarja Jordanka Beleva, fitoi Çmimin e Publikut në..