Fatme Shaban është sportistja më e re mes femrave në Skuadrën Kombëtare të Mundjes. Në biografinë e saj sportive ajo ka regjistruar fitore në kampionate të shumta, kurse një nga triumfet e saj të fundit qe në fund të muajit mars, në Turneun Ndërkombëtar “Petko Sirakov dhe Ivan Iliev” për mundje të lirë klasike për vajza deri në moshën 23 vjeçe.
Vajza 17 vjeçe fillon të merret me këtë sport fuqie në fshatin Samuillovo, rrethi i qytetit Razgrad, akoma në moshën 11 vjeçe. Ajo vendos që të vazhdojë arsimin e vet në shkollën sportive në qytetin Razgrad, ku njihet me trajnerin e saj të tanishëm Deniz Hamid.
“Fatme ka një dhunti, një talent të madh, ajo pëlqen të mësojë, të lexojë, është një nxënëse e shkëlqyer. Ajo është shumë e disiplinuar. Kur nuk përgatitet për gara lexon libra, zhvillohet”, kështu e përshkruan mentori i saj. Mundësja e re admiron sukseset e sportisteve të shquara bullgare Tajbe Jusein , Miglena Selishka dhe Evelina Nikollova, e cila kohët e fundit fitoi kuotë për Lojërat Olimpike.
Pavarësisht nga pandemia, Skuadra Kombëtare e Femrave në mundje dhe vet Fatme Shaban kanë se me çfarë të krenohen:
“Pesë herë isha kampione kombëtare e Bullgarisë, dy herë kam qenë nen kampione kombëtare, përpara ca kohe fitova titullin e kampiones në Turneun Ndërkombëtar të Mundjes “Petko Sirakov”, kam marrë pjesë në dy kampionate evropiane dhe një kampionat botëror. Kam medalje nga turne të zhvilluara në Bullgari, Rumani dhe Spanjë” - tregon për fitoret e veta deri këtu, sportistja e re. Trajneri i skuadrës kombëtare të grave Petër Kasabov i beson Fatme Shabanit dhe e përfshin në grupin e zgjeruar të femrave, gjatë kohës së kampit të tyre të fundit stërvitës me një vështrim drejt Lojërave Olimpike në Tokio.
Përveç sportit, turneve dhe stërvitjeve, Fatme ka dhe një hobi të dashur - të pikturojë. “Derisa pikturoj unë shpërqendrohem dhe kështu ndihem e çlodhur” thotë vajza.
Sportistja e talentuar ka një mesazh ndaj atyre, të cilët mendojnë të punojnë për sukses: ”Vetes dhe atyre iu uroj të ecin me vetëdije në rrugën të cilën e kanë zgjedhur. Të mos heqin dorë, kur është e vështirë, përkundrazi – të vazhdojnë pavarësisht nga kjo. Rezultatet dhe sukseset do të vijnë, kur duhet”.
Kurse shpresa të ardhshme në këtë sport ka. Sipas fjalëve të trajnerit Deniz Hamid, në “qytetin Razgrad dhe në Lludogorie mundja vazhdon të jetë një nga sportet tradicionale”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BWF, arkiv personal
Snowboardistja gjashtëmbëdhjetëvjeçare Malena Zamfirova fitoi çmimin e madh të Komiteteve Olimpike Evropiane për sportistin më të mirë të ri, njoftoi agjencia BTA. “Jemi shumë të lumtur që vajza jonë jashtëzakonisht e talentuar u vlerësua nga të gjitha..
Hristina Peneva dhe Kallojan Petrov regjistruan emrat e tyre në histori, pasi fituan renditjen e përgjithshme të Kupave Botërore për vitin 2025 në disiplinën çifte të përziera sinkrone. Ky është trofeu i parë i këtij lloji i dhënë ndonjëherë nga..
Bashkim. Dhe gëzim, eufori, mbështetje, shpresë. Por mbi të gjitha, bashkim. Kjo u shkaktua nga triumfi i ekipit tonë kombëtar të volejbollit për meshkuj, i cili për herë të parë pas 55 vitesh arriti vendin e dytë në Kampionatin Botëror të Volejbillit..
Snowboardistja Malena Zamfirova, e cila kohët e fundit fitoi çmimin për atleten më të mirë të re në Evropë, ka marrë një tjetër njohje..