Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ndodhi kjo që pritej – GERB ktheu mandatin, është radha e befasive

Foto: BGNES

Forca politike e zgjedhur me më shumë vota në Legjislaturën e 45-të të Kuvendit Popullor nuk do të realizojë mandatin e dorëzuar nga kreu i shtetit të martën, më 20 prill, për të formuar qeveri. Megjithëse ishin gati herët me përbërjen e Këshillit të Ministrave, prova e koalicionit GERB-SDS të zhvillojë bisedime për përkrahje me dy forcat e ftuara politike – “Bullgarinë Demokratike” dhe “Ka një popull të tillë” dolën të pasuksesshme. Kandidati për kryeministër në projekt-kabinetin e koalicionit GERB-SDS Daniell Mitov tha:

Daniell Mitov dhe Rumen Radev

“Ne bëmë një provë serioze të hapur për të thirrur partitë me të cilat kishim ndërmend të diskutonim politika dhe mundësi konkrete për të formuar kabinet që do të merrte përgjegjësinë për qeverisjen e vendit gjë që e dini se nuk është e lehtë.”

GERB nuk mori mbështetje nga asnjë prej forcave të tjera politike në Legjislaturën e 45-të të Kuvendit Popullor gjë për të cilën lideri i partisë Bojko Borisov shpalli vendimin e Këshillit Ekzekutiv të kthejë mandatin dhe parashikoi si i paevitueshëm organizimi i zgjedhjeve të reja parlamentare. Ka për t’u dorëzuar mandati për formimin e qeverisë forcës së dytë politike në Kuvendin Popullor.

“Ka një popull të tillë” nuk do të formojnë qeveri, ata kanë frikë dhe nuk do të veprojnë me përgjegjësi si ne”, parashikoi Bojko Borisov.

Spekulimet përsa u përket hapave të ardhshëm të forcës së dytë politike po intensifikohen për shkak të strategjisë së tyre për të heshtur për planet e tyre të ardhshme. Për momentin, dihet vetëm ajo që u shpall gjatë fushatës zgjedhore - se ata nuk do të hyjnë në bashkëveprime politike me partitë nga status quo-ja (GERB, BSP, DPS).

“E vetmja gjë që për momentin mund të sfidojë partinë “Ka një popull të tillë” të formojë kabinet është dëshira që GERB të demontohen nga pushteti”, thekson politologu Ivan-Asen Ivanov. Në një intervistë për Programin “Horizont” të RKB-s ai përjashtoi mundësinë nga presion i jashtëm mbi forcat politike për të formuar qeveri:

“Tani jemi në një situatë të tillë në të cilën fliten të gjitha llojet e gjërave, veçanërisht duke pasur parasysh heshtjen e partisë së dytë politike, e cila është krejt e pazakontë. Por në fund të fundit, nuk shoh ndonjë kuptim që situata në Bullgari të ngjall një interes të tillë, duke pasur parasysh gjendjen e ndërlikuar ndërkombëtare. Po, mbase partnerët tanë ndërkombëtarë preferojnë të ketë një qeveri që punon në Bullgari, por ka gjasa të bëjnë bast.”

Ivan-Asen Ivanov

Analizuesit kërkojnë shenje, të cilat të hapin perden te akti i dytë i pjesës politike. Me interes të shtuar pritet dorëzimi i mandatit të partisë “Ka një popull të tillë” pasi te presidenti duhet të shkojë kandidati i tyre për kryeministër. Personaliteti i tij ndoshta do të japë shenje për qëllimet e ardhshme të kësaj partie. Por mandati mund të refuzohet.

“Nuk jam adhurues i asaj që “Ka një popull të tillë” ka  zgjedhur si strategjia e tij – thotë Ivan-Asen Ivanov. – Mendoj se është normale të ketë fshehtësi rreth formimin të një qeverie. Askush nuk pret që nga “Ka një popull të tillë” të përmendin emra konkretë, megjithatë formimi i një qeverie përbën krijimin e formës institucionale më publike të qeverisjes, dhe si i tillë, ky proces kërkon një komunikim, të paktën me qytetarët që kanë zgjedhur këtë parti për të qenë në parlament. Ky mister gati okult - sikur të mos jemi dëshmitarë të formimit të një qeverie, por një iniciimi në shtëpizën e një organizate sekrete - nuk sjell ndonjë pozitiv për “Ka një popull të tillë”. Duke pasur parasysh gjithë këtë, situata është tepër e paparashikueshme.”

“Do ta bëjmë atë që është e duhur në momentin në të cilin do të na japin mandatin”, tha kryetari i grupit parlamentar të partisë “Ka një popull të tillë” Toshko Jordanov. Por fjalët e tij të shprehura dy ditë më parë në seancë plenare, e zhvendosën disi çështjen si një “patate e nxehtë” direkt në mandatin e tretë: “Nëse një mandat i tretë arrihet rastësisht, domethënë do të arrihet, ai që e merr atë duhet të mendojë me kujdes për atë që do të bëjë.”

Toshko Jordanov

“Sipas mendimit tim, nëse “Ka një popull të tillë” nuk arrin të formojë një kabinet, forca e tretë politike që merr mandatin nuk do të kishte legjitimitetin e lartë për të formuar qeveri, edhe nëse dëshiron. Por situata është ende në zhvillim, kemi për t’u parë se çfarë do të bëjnë “Ka një popull të tillë”, por deklaratat e tyre janë absolutisht të shumanshme. Te ta gjithçka është e mundur.”

Përpilues: Elena Karkallanova (sipas intervistës së Sillvija Velikovës, BNR – “Horizont”)

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES, Facebook /Bojko Borisov, Ivan-Asen Ivanov




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..

botuar më 24-10-05 7.25.PD

Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për Bullgarinë nga përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme

Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..

botuar më 24-10-04 2.02.MD
Sulmet ajrore izraelite në Libanin jugor, 01 tetor 2024.

David Avishaj nga Izraeli: Ka arsye konkrete për veprimet e Izraelit në Gaza dhe Liban

Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..

botuar më 24-10-03 7.35.PD