Sot është E Enjtja e Madhe, dita e katërt e Javës së Madhe. Kjo ditë lidhet me Darkën e Fundit në të cilën u vendos fshehtësia e Kungimit të Shenjtë. Përderisa apostujt po hanin Krishti e mori bukën, e bekoi, e theu, ua shpërndau dishepujve të Tij dhe tha: “Merrni, hani, ky është trupi im!” Pastaj ai ngriti gotën e falënderoi, ua dha atyre dhe të gjithë pinë prej saj. Atëherë ai u tha: “Ky është gjaku im i Dhiatës së Re, i cili është derdhur për ju dhe për shumë veta për faljen e mëkateve.”
E Enjtja e Madhe është dita më e rëndësishme e Javës së Madhe. Ajo simbolizon fillimin e përgatitjes për Pashkët.
Gjatë ditëve të Javës së Madhe, Kisha iu drejtohet besimtarëve të bëhen të vetëdijshëm ndaj vuajtjeve të Shpëtimtarit, të përjetojnë të gjithë atë, të cilën Biri i Zotit e ka duruar për Njerëzimin. Ungjijtë e Apostujve që lexohen në shërbesat fetare na ndihmojnë të përjetojmë këto ngjarje të përmbushura me shumë simbolikë. Jesu Krishti është fytyra e dytë e Trinisë së Shenjtë Ai erdhi ndër njerëzit i udhëhequr vetëm nga dashuria ndaj fisit njerëzor.
Transmetimi i parë i spektaklit "Tingull dhe Dritë" në kështjellën Carevec në Veliko Tërnovo u zhvillua në vitin 1985. Rasti ishte 800-vjetori i kryengritjes së Petër dhe Asen , e cila çoi në rivendosjen e shtetit bullgar pas dy shekujsh..
Për herë të parë në 40-vjetorin e shfaqjes audio-vizuale “Çarevgrad Tërnovo – Tingull dhe Dritë” në kodrën Çarevec në qytetin Veliko Tërnovo , do të shfaqen të dy versionet e saj në të njëjtën ditë, njoftuan nga zyra e shtypit e administratës..
Më 29 tetor shënohet Dita e Bullgarëve Besarabë. Ideja për këtë festë lindi në vitin 1938, kur në Bullgari u shënua solemnisht 100-vjetori i shenjtërimit të kishës katedrale “Shpërfytyrimi i Zotit” në qytetin Bolgrad në Ukrainë. Në këtë datë, në..