Bullgaria do të ndalojë hyrjen e turistëve nga India dhe nga disa vende të tjera, deklaroi ministri i shëndetësisë në dorëheqje profesor Kostadin Angellov në brifinngun javor për situatën aktuale epidemiologjike në vend. Mbi 1 milionë qytetarë janë të mbrojtur ndaj këtij momenti nga Covid-19, shpalli Angjellov duke marrë parasysh numrin e përgjithshëm të pacientëve të cilët e kanë kaluar sëmundjen dhe të atyre të cilët janë vaksinuar. Nivelet e sëmundshmërisë në Bullgari janë më të ulëta nga shtetet fqinje, megjithëqë masat në vendin tonë janë më të buta, theksoi ministri dhe llogariti se tendenca për pakësimin e të porsa të infektuarve është e qëndrueshme.
Sëmundshmëria e koronavirusit në Bullgari për periudhën e fundit 14 ditore është 332 raste në 100 000 popullsi. Sipas këtji treguesi vendi ynë është në vendin e 18 në Bashkimin Evropian dhe në Zonën Ekonomike Evropiane. Në Ballkan jemi në vendin e 6. Për sa i përket vdekshmërisë 14 ditore nga Covid-19, Bullgaria renditet në vendin e dytë në Bashkimin Evropian, pas Hungarisë dhe në vendin e tretë në Ballkan, njoftoi kryeinspektori shëndetësor docenti Angjell Kunçev.
Faza e parë dhe e dytë nga plani i vaksinimit janë plotësisht të plotësura, përgjithësoi profesori Krasimir Gigov, drejtues i Shtabit Kombëtar të Vaksinimit. “Më të shumta janë dozat e përdorura të vaksinës së “Pfajzerit”- 414 000, “AstraZeneka” - 256 000 dhe “Moderna” - 104 000. Rreth 350 000 nga vaksinat janë të bëra në të ashtuquajturat korridore të gjelbra në spitalet që do të punojnë dhe gjatë ditëve të festave. Mjekët e përgjithshëm kanë administruar më shumë se 206 000 doza, vuri në dukje Gigov.
Përpiloi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Mbrëmjet e freskëta të vjeshtës na japin një arsye për t’u zhytur në atmosferën e ngrohtë të restoranteve të Sofjes dhe për të provuar shije të reja, të frymëzuara nga tendencat kulinare botërore. Një platformë e njohur italiane e udhëtimeve..
Në orën 04:00 me orën e Bullgarisë, më 26 tetor 2025, duhet të kthejmë akrepat e orës një orë pas. Kjo do të thotë një orë më shumë gjumë, por ajo nuk e eliminon stresin që trupi përjeton si rezultat i ndryshimit të orarit biologjik – theksojnë..
Radioja Kombëtare Bullgare ishte për herë të parë mikpritëse e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike ( Public Broadcasters International ). Në të morën pjesë drejtues dhe përfaqësues të mediave publike të radios dhe..