Sot Klisura, Koprivshtica dhe Panagjurishte shënojnë përvjetorin e 145 të shpalljes së Kryengritjes së Prillit (sipas stilit të ri). Në Panagjurishte u zhvillua një lutje falënderimi dhe një procesion liturgjik. Ndër të ftuarit në festën në Klisura ishte Nënpresidentja Ilijana Jotova. Ajo ishte e pranishme në rikrijimin tradicional të momenteve të paharrueshme nga Epopeja e Prillit. Rikrijimi në fjalë ishte në prag të dështimit, pasi disa nga pjesëmarrësit nuk paraqitën dokumentet e nevojshme për armët e përdorura në përputhje me Ligjin e ndryshuar për Armët.
"Epopeja e Prillit nuk është vetëm një tekst nga historia, por një mesazh për të ardhmen.145 vjet më parë, lufta ishte kundër skllavërisë, e cila i kishte vënë pranga lirisë. Sot përsëri beteja është për shtetin, për institucionet e forta që funksionojnë në dobi të popullit bullgar, " tha Jotova. Në Bullgari data festohet edhe sipas stilit të vjetër - më 20 prill.Gjatë gërmimeve të shpëtimit në nekropolin perëndimor të qytetit të lashtë të Heraclea Sintica pranë fshatit Rupite, arkeologët hasën në një zbulim unik: një fytyrë të gdhendur në mermer me mjeshtëri të jashtëzakonshme mbi një gur varri. Zbulimi ndodhi..
Gjatë gërmimeve në fortesën "Tuida" pranë Slivenit (Bullgaria Juglindoe), u zbulua një monedhë ari e prerë gjatë kohës së Perandorit Justiniani I, sundimtar i Perandorisë Romake Lindore. Sipas drejtorit të Muzeut Rajonal të Historisë, Prof. Asoc...
Bellosllav është një qytet i vogël, i cili ndodhet në bregun e Liqenit të Varnës. Pikërisht këtu, në portin e thjeshtë të qytetit, është ankoruar e vetmja nëndetëse bullgare e ruajtur – “Sllava”. Ky mjet lundrues prej kohësh nuk e çan më thellësinë e..