Skuadra e "Lludogorec" fitoi një titull rekord të dhjetë radhazi të Bullgarisë, pasi mundi "Beroe" me 3: 1 në terren të vet në Razgrad, në një ndeshje të raundit të 27-të të Ligës së Parë të Futbollit. Kështu, Lludogorec regjistroi fitoren e tij të 21-të që nga fillimi i sezonit dhe tashmë ka 67 pikë, 14 më shumë se CSKA e dytë, dhe deri në fund të sezonit kanë mbetur vetëm katër raunde.
“Shqiponjat” nuk mund të zhvendosen më nga vendi i parë dhe janë zyrtarisht kampionë për të dhjetën herë radhazi, duke përmirësuar arritjen e CSKA prej nëntë titujsh radhazi nga mesi i shekullit të kaluar.
Me triumfin e tij, Lludogorec i siguroi vetes pjesëmarrje në kualifikimet e Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm.Ekipi kombëtar i volejbollit u prit me një qilim të kuq dhe një roje nderi duke mbërritur në aeroportin e Sofjes. Të dielën, kombëtarja bullgare, e udhëhequr nga trajneri Xhanlorenco Blendzini, fitoi medaljet e argjendta në Kampionatin Botëror për..
Bullgari Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e tij të gjashtë botëror në klasën F55 të hedhjes së gjyles në Kampionatin Botëror për persona me aftësi të kufizuara në Delhi të Indisë. Kampioni dy herë olimpik nga Rio de Janeiro 2016 dhe Parisi 2024..
Në Kampionatin Botëror të Volejbollit në Filipine, bullgarët shkruan histori, duke fituar një medalje argjendi nga Kampionati Botëror për herë të dytë në historinë e volejbollit bullgar pas një ndërprerjeje prej 55 vitesh ! Në betejën..
Në pistën e Aeroportit "Vasill Levski" në Sofje, dy përfaqësues të Federatës së Sporteve të Fuqisë "Strongman" u përballën me një aeroplan pasagjerësh..