Presidenti Rumen Radev ia dorëzoi “PSP për Bullgarinë” mandatin për formimin e qeverisë së re të Bullgarisë. Kryetarja e partisë, Kornelija Ninova, e ktheu mandatin. Ajo tha se dëshira e tyre ka qenë të ketë një qeveri e cila të zgjidhë disa çështje të rëndësishme për vendin dhe njerëzit. "Në emër të këtyre prioriteteve, ne ia dhamë dorën partisë së dytë më të madhe, e cila nuk e pranoi. Subjektet e reja politike në Parlament deklaruan paraprakisht se nuk do të mbështesnin qeverinë madje për shkak të këtyre përparësive mbipartiake për Bullgarinë. Nuk ka asnjë mundësi objektive për të formuar një kabinet, " tha Ninova.
Kreu i Shtetit tha se sipas detyrimeve të tij kushtetuese, ai do të shpërndajë Parlamentin pas 10 majit dhe më 11 maj Radev do të emërojë Komisionin e ri Qendror të Zgjedhjeve. Ai shtoi se data e mundshme për zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të jetë 11 korriku. Radev paralajmëroi se nëse Kuvendi i ardhshëm Popullor nuk arrin të formojë një qeveri, vendi do të gjendet në një krizë politike dhe institucionale.
Gjatë ceremonisë para Presidencës u mbajtën dy protesta. Njëra ishte në përkrahje të Kryeministrit në dorëheqje, ndërsa tjetra në përkrahje të Presidentit Rumen Radev.Federata Ruse nuk ka demonstruar në asnjë mënyrë gatishmërinë e saj për të arritur paqen. Deti i Zi është një zonë kufitare me luftën. Ai duhet të gëzojë vëmendjen absolute të aleatëve. Ne duam një prani më të madhe prej tyre në Detin e Zi. Kjo u..
Forcat qeverisëse nga GERB–SDS, BSP–Е majta e bashkuar dhe “Ka një popull të tillë” (ITN) nënshkruan një aneks ndaj marrëveshjes së tyre të koalicionit, me të cilin përcaktojnë rregullat për rotacionin e kryetarit të parlamentit. Mekanizmi i ri..
Paraqita një kërkesë me të cilën tërhiqem nga detyra e kryetares së Kuvendit Popullor, njoftoi kryetarja e parlamentit, Natalija Kisellova, pasi hapi seancën plenare më 29 tetor. “Sot tërhiqem dhe në këtë mënyrë tregoj se si duhet vepruar me ndjenjë..
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe kryetar i partisë në pushtet VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, sulmoi sërish Bullgarinë, duke e akuzuar se nuk i..
Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme pas 9 muajsh përpjekje për të formuar qeveri Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpërndau..