Ministri i përkohshëm i arsimit Nikollaj Denkov njoftoi si prioritet bazë të Ministrisë përfundimin me sukses të vitit shkollor, provimet e maturës shtetërore, vlerësimin e jashtëm kombëtar të nxënësve dhe pranimin e tyre në shkollat pas mbarimit të arsimit shtatë vjeçar.
Prioriteti i dytë është përgatitja e vitit të ri shkollor pas analizës së rezultateve të mësimit në distancë. "Mbi këtë bazë, ne do të propozojmë një paketë masash që do të zbatohen nga ekipi tjetër në Ministri," shpjegoi Denkov.
Si prioritete 3 dhe 4, Ministri renditi plotësimin e hartës së arsimit të lartë në Bullgari dhe pasqyrën e aktiviteteve të përcaktuara në Planin për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë në arsim dhe në studimet shkencore.
Vizita e zëvendëskryeministrit Atanas Zafirov dhe delegacionit që ai kryeson në Taxhikistan filloi me një takim pune me ministrin e punës, migracionit dhe punësimit të Taxhikistanit, Holmahmaxoda Soleha. Gjatë vizitës tre-ditore planifikohen një..
Shumica e bullgarëve janë optimistë për BE-në dhe presin që komuniteti të sigurojë paqen së pari. Kjo tregohet nga të dhënat e Eurobarometrit të paraqitura nga Komisioni Evropian, raporton BTA. Të pyetur se çfarë masash do të ndërmerrte BE-ja..
Parlamenti ka hedhur poshtë përsëri propozimin e partisë "Vëzrazhdane" për të mbajtur një referendum për miratimin e euros. 50 deputetë votuan "pro", 112 "kundër", 53 abstenuan. Nga partitë opozitare, MEÇ, "Veliçie" dhe "Vëzrazhdane"..
Vetëm në tre rajone në Bullgari pensionet mesatare tejkalojnë 1000 leva / 500 euro/ – këto janë rajoni i qytetit të Sofjes, Perniku dhe Burgasi. Për..
Pothuajse çdo fëmijë i tretë në vendin tonë jeton në varfëri materiale, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave për vitin e kaluar,..