Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Georgi Bërdarov u dallua me Çmimin Evropian për Letërsinë

Georgi Bërdarov
Foto: BGNES

Shkrimtari Georgi Bërdarov fitoi Çmimin Evropian për Letërsinë për romanin e tij “Absolvo te”. Kjo u njoftua nga vetë autori në Facebook.

“Unë e pranoj këtë çmim si një njohje të faktit se nuk heq dorë kurrë, se besoj shumë fort në kauzat për të cilat shkruaj dhe flas. Jam i bindur se falja që personazhet në romanin tim i japin njeri-tjetrit është mënyra e vetme për të dalë nga konflikti i çmendur arabo-izraelit, i cili edhe një këtë moment merr viktimat e radhës të pafajshme. Të gjithë ata dhe të gjithë ne kemi nevojë të themi:АBSOLVO TE!I falënderoj jurisë për njohjen e madhe, u falënderoj lexuesve për vlerësimet dhe mendimet e shumta pozitive!”, shkroi Bërdarov.

Georgi Bërdarov është docent i konflikteve etnofetare dhe demografisë dhe zëvendës dekan i katedrës “Gjeologji dhe gjeografi” në Universitetin e Sofjes. Ai është themelues dhe organizator i kursit më të suksesshëm të të folurit publik dhe të artit prej oratori në Bullgari.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Jeta me një idiot" nga Teodor Ushev fitoi çmimin për filmin më të mirë në një festival në Pekin

Filmi i shkurtër i vizatuar "Jeta me një idiot" nga Teodor Ushev (Theodore Ushev) fitoi çmimin për filmin më të mirë në Festivalin e Filmit të Shkurtër në Pekin. Animatori njoftoi lajmin në profilin e tij në Facebook. Filmi u vlerësua së bashku me disa..

botuar më 25-11-25 2.21.MD

Filmi “Made in EU” fiton edhe një çmim tjetër evropian

Filmi “Made in EU” i regjisorit Stefan Komandarev fitoi Çmimin e Madh të Publikut në edicionin e 63-të të Festivalit të Filmit në Hihon të Spanjës. Filmi triumfoi në konkurrencë me 95 tituj, njofton BTA. “Brenda pak ditësh fituam çmimin e kritikës..

botuar më 25-11-24 11.23.PD

Bullgaria shënon Ditën e Leximit

Të premten e tretë të nëntorit, me iniciativën e Fondacionit të Leximit, në Bullgari organizohet edicioni i tretë i Ditës Kombëtare të Leximit nën moton: "Lexoni. Vërtet". Sipas të dhënave nga studimi ndërkombëtar PISA2022 i OECD-së, 53% e..

botuar më 25-11-21 5.25.PD