Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pandemia nga Covid-19 ndikon seriozisht mbi shëndetin psikik të bullgarit

Foto: arkiv

Pandemia nga Covid-19 ndikon seriozisht dhe mbi shëndetin psikik të njerëzve, pavarësisht nga fakti nëse kanë qenë të sëmurë nga koronavirusi. Sipas psikiatërve çrregullimet e rënda të depresionit janë rritur me 25% që nga fillimi i pandemisë , kurse çdo një njeri i dytë ka probleme me gjumin.

 Që nga fillimi i pandemisë gjithnjë e më shumë njerëz tek ne kërkojnë një ndihmë psikologjike ose psikiatrike, njoftojnë ekspertët.

Unë mendoj se stigma nuk është më ajo që ishte 10-15 vjet më parë. Tani më shumë njerëz kërkojnë psikiatër, psikolog. Tepër shumë njerëz, të cilët nuk kanë qenë të sëmurë nga koronavirusi vijnë me çrregullime depresioni. Grupi tjetër i madh-pothuajse çdo një njeri i dytë në këtë pandemi-ka probleme me gjumin. Shumë të shpeshta janë problemet me gjumin. Vet kufizimet dhe pandemia çojnë drejt kësaj. Njerëzit të cilët e kanë kaluar sëmundjen  përjetojnë kriza shumë të rënda paniku, probleme me rrahje të zemrës, probleme të mushkërive, dhe nuk ka sesi kjo të mos të ndikojë mbi psikikën”, është kategorike doktoresha Katja Edreva nga spitali psikiatrik shtetëror” në qytetin Lloveç.

Kalina Jordanova dhe Katja Edreva

Sipas saj pandemia nuk ka ndihmuar për shtimin e sëmundjeve të rënda psikiatrike, kurse depresionet dhe psikozat janë të shërueshme, nëse kërkojmë ndihmë nga specialisti.

Psikologjia Kalina Jordanova komenton se pandemia ka ndikuar negativisht dhe mbi shëndetin psikik të fëmijëve në Bullgari. Kufizimi i kontakteve sociale, i mundësive për të luajtur në një rreth më të madh social, forcojnë disa simptoma ose zbërthejnë të tilla:

“Shumë fëmijë ankohen për probleme me gjymin, për ëndrra të tmerrshme, për urinim nate, me fantazi se fantazmat ecin nëpër dhomë dhe pas kësaj del se bëhet fjalë për humbje të pathëna dhe të komentuara në familje. Kjo bëhet aktuale në sfondin e pandemisë, sepse ajo provokon pyetjen për humbjen. “

Sipas psikologëve me një rëndësi të jashtëzakonshme është që të flitet me fëmijët mbi të gjitha temat, por duhet të gjendet forma më e përshtatshme dhe gjuha për zhvillimin e kësaj bisede.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Pllamen Hristov




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Për" ose "kundër" celularëve - një çështje e hapur në shkollën bullgare

Pak ditë para fillimit të vitit të ri shkollor 2024-2025, lindi ideja e ndalimit të plotë të celularëve në shkollë. Arsyet kryesore për një vendim të tillë janë shkalla e ulët e suksesit në shkollë, shpërqendrimi i nxënësve dhe mbi të gjitha pasojat e..

botuar më 24-09-19 6.10.PD

"Rregullat e lojës" të energjisë së gjelbër në planin e BE-së të Mario Draghit

Vitin e kaluar, ndërsa ekonomia e Bashkimit Evropian vuante nga inflacioni galopant dhe rritja e ndenjur, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ngarkoi ish-guvernatorin e Bankës Qendrore Evropiane dhe ish-kryeministrin italian Mario..

botuar më 24-09-18 2.16.MD

Metroja e Sofjes është e dyta në një renditje ndërkombëtare

Hekurudha nëntokësore e qytetit të Sofjes doli të ishte ndër më të pëlqyerat në Evropë. Metroja e Sofjes renditet e dyta, e tejkaluar vetëm nga ajo në Oslo, njofton TV Euronews. Sondazhi u krye nga kompania Bounce dhe u morën parasysh një sërë..

botuar më 24-09-17 11.41.PD