Pandemia nga Covid-19 ndikon seriozisht dhe mbi shëndetin psikik të njerëzve, pavarësisht nga fakti nëse kanë qenë të sëmurë nga koronavirusi. Sipas psikiatërve çrregullimet e rënda të depresionit janë rritur me 25% që nga fillimi i pandemisë , kurse çdo një njeri i dytë ka probleme me gjumin.
Që nga fillimi i pandemisë gjithnjë e më shumë njerëz tek ne kërkojnë një ndihmë psikologjike ose psikiatrike, njoftojnë ekspertët.
Unë mendoj se stigma nuk është më ajo që ishte 10-15 vjet më parë. Tani më shumë njerëz kërkojnë psikiatër, psikolog. Tepër shumë njerëz, të cilët nuk kanë qenë të sëmurë nga koronavirusi vijnë me çrregullime depresioni. Grupi tjetër i madh-pothuajse çdo një njeri i dytë në këtë pandemi-ka probleme me gjumin. Shumë të shpeshta janë problemet me gjumin. Vet kufizimet dhe pandemia çojnë drejt kësaj. Njerëzit të cilët e kanë kaluar sëmundjen përjetojnë kriza shumë të rënda paniku, probleme me rrahje të zemrës, probleme të mushkërive, dhe nuk ka sesi kjo të mos të ndikojë mbi psikikën”, është kategorike doktoresha Katja Edreva nga spitali psikiatrik shtetëror” në qytetin Lloveç.
Sipas saj pandemia nuk ka ndihmuar për shtimin e sëmundjeve të rënda psikiatrike, kurse depresionet dhe psikozat janë të shërueshme, nëse kërkojmë ndihmë nga specialisti.
Psikologjia Kalina Jordanova komenton se pandemia ka ndikuar negativisht dhe mbi shëndetin psikik të fëmijëve në Bullgari. Kufizimi i kontakteve sociale, i mundësive për të luajtur në një rreth më të madh social, forcojnë disa simptoma ose zbërthejnë të tilla:
“Shumë fëmijë ankohen për probleme me gjymin, për ëndrra të tmerrshme, për urinim nate, me fantazi se fantazmat ecin nëpër dhomë dhe pas kësaj del se bëhet fjalë për humbje të pathëna dhe të komentuara në familje. Kjo bëhet aktuale në sfondin e pandemisë, sepse ajo provokon pyetjen për humbjen. “
Sipas psikologëve me një rëndësi të jashtëzakonshme është që të flitet me fëmijët mbi të gjitha temat, por duhet të gjendet forma më e përshtatshme dhe gjuha për zhvillimin e kësaj bisede.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Pllamen Hristov
Emrat e këtij Komisioni Evropian nuk janë më spekulime apo hamendje, por fakt. Struktura gjithashtu dhe ajo që është e qartë është se janë 6 nënkryetarë ekzekutivë por struktura e nënkryetarëve të zakonshëm është hequr. Siç pritej, secila prej..
Pas ditës së parë të shkollës për nxënësit në Bullgari - 15 shtator - vjen koha për të nisur vitin e ri shkollor edhe për studentët, pasi shumica e institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë hapin dyert më 1 tetor. Në këtë interval prej rreth dy..
Një tjetër donacion i madh për komunën shqiptare të Prespës së Vogël është bërë nga Fondacioni “Kujtesa Bullgare” më 14 shtator në fshatin Globoçeni të Komunës së Pustecit. Fondacioni siguroi një kontejner mjekësor të pajisur plotësisht për fshatin..
Cili është niveli i decibelit të një motori avioni ose të një pëshpëritjejе, një bisede normale, të lëvizjes së një makine me shpejtësi 60 km/h, të një..
Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme ka përqendruar vëmendjen në fushën e diplomacisë dhe mundësinë e shmangies së përshkallëzimit dhe..