Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, të njëjtat gjashtë forca politike do të hynin në parlament që nga votimi i fundit, sipas një sondazhi të rregullt të pavarur të Gallup International Balkan.
Forca e parë politike prapë do të ishte GERB me 23 për qind të votave, të ndjekur nga “Ka një popull të tillë” me 20 për qind, Partia Socialiste Bullgare me 16 për qind, “Bullgaria Demokratike” dhe Lëvizja për të Drejta dhe Liri me nga 11 për qind dhe “Ngrihu! Kriminelët jashtë” me 6 për qind.
Formacionet që zhvillojnë bisedime VMRO, “Volja” dhe Fronti Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë, të cilat u përfaqësuan në parlamentin e mëparshëm, kanë potencialin për një rezultat të përgjithshëm prej gati 5 për qind.
58 për qind e të anketuarve me siguri do të votojnë në zgjedhje përderisa 14 për qind janë të bindur se nuk do të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.
Qeveritarët kishin informacion paraprak për sanksione të mundshme ndaj kompanive ruse të naftës, dhe më konkretisht ndaj “Lukoil”-it, deklaroi në korridoret e Kuvendit Popullor kreu i partisë GERB, Bojko Borisov, sipas raportimit të gazetares së..
Bullgaria ka një muaj deri më 21 nëntor për të vendosur se çfarë do të bëjë me rafinerinë Lukoil Neftohim. Kjo u deklarua nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në hyrje të takimit të liderëve të BE-së në Bruksel. Ai e tha këtë në lidhje me sanksionet e..
Bullgaria mbetet një eksportuese neto e energjisë elektrike dhe një nga shtyllat e sistemit energjetik në Evropën Juglindore. Eksportet e energjisë elektrike tejkalojnë importet me 3.1% në vitin 2024. Sipas këtij treguesi, vendi renditet i 11-ti në..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..
Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja..
Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav..